Uncategorized

Shtesa e popullsisë shkon drejt zeros, vdekjet afër me lindjet

16:10 - 15.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shtesa e popullsisë në tremujorin e parë të këtij viti shkoi drejt zeros. Numri i lindjeve ra me 10.1% në raport me tremujorin e parë të vitit të shkuar. Të dhënat e INSTAT për tremujorin e parë tregojnë numri i lindjeve për tremujorin e parë 2019 rezulton 5.986, duke shënuar një rënie prej 10,1%, krahasuar me tremujorin e parë 2018.




Numri i vdekjeve për tremujorin e pare 2019 rezulton 5.949, duke shënuar një rënie prej 5,7%, krahasuar me tremujorin e parë 2018. Gjatë tremujorit të parë 2019, numri i lindjeve tejkalon me 37 numrin e vdekjeve. Në të njëjtin tremujor të një viti më parë, shtesa e popullsisë ishte rreth 400 persona. Në tremujorin e parë 2019, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë shënoi vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 562 numrin e vdekjeve. Në tremujorin e parë 2019, shtesa natyrore regjistron vlerë negative në tetë qarqe.

Vlera më e ulët shënohet në qarkun e Korçës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 191 numrin e lindjeve. Numri më i madh i lindjeve për tremujorin e parë 2019 regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.985 lindje, të cilat shënojnë rënie me 9,4%, në krahasim me tremujorin e parë 2018. Numri më i ulët i lindjeve për tremujorin e parë 2019 regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, me 97 lindje, duke reflektuar një rënie prej 21,8%, në krahasim me tremujorin e parë 2018.

Nga 12 qarqe të vendit, 9 prej tyre pësuan rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e parë 2019, krahasuar me tremujorin e parë 2018. Rëniet më të mëdha në përqindje të lindjeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan në qarkun e Gjirokastrës me 21,8% dhe qarkun e Shkodrës me 19,4%. Një rritje në përqindje të lindjeve u regjistrua në qarqet Dibër me 16,1%, Korçë me 1,3% dhe Kukës me 0,4%. Numri më i ulët i vdekjeve për tremujorin e parë 2019 regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 134 vdekje, me një rënie prej 11,3%, në krahasim me tremujorin e parë 2018.

Numri më i lartë i vdekjeve për tremujorin e parë 2019 regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.423 vdekje, me një rënie prej 4,9%, në krahasim me tremujorin e parë 2018. Nga 12 qarqe të vendit, 11 prej tyre pësuan rënie të numrit të vdekjeve në tremujorin e parë 2019, krahasuar me tremujorin e parë 2018. Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë kësaj periudhe e shënojnë qarku i Kukësit, me 11,3% dhe qarku i Elbasanit, me 10,6%. Rritje në përqindje të vdekjeve u regjistrua në qarkun Berat me 0,3%.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.