EKONOMI

Më shumë para për të dëmtuarit/ Vijon rritja e pagesave të dëmeve në tregun e sigurimeve

12:38 - 15.05.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rreth 1.5 miliardë lekë dëme u paguan nga tregu i sigurimeve për 3-mujorin e parë të vitit 2019, % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Pjesa më e madhe lekë u paguan në sigurimin e Jetës.
Në të njëjtën kohë, numri i dëmeve të paguara gjatë periudhës janar-mars 2019 u rrit me 421 dhe arriti shifrën 10,939 nga të cilat 10,442 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 497 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.
Pagesa e dëmeve në tregun e sigurimeve ka ndjekur tendencën me të cilën u mbyll viti 2018, ku u paguan rreth 7 miliardë lekë, ose 26.2% më shumë se në vitin 2017, duke shënuar kështu shifrën më të lartë të dëmeve të paguara ndonjëherë në tregun e sigurimeve.
Në grafikun shoqërues paraqiten të dhëna për pagesën e dëmeve në tregun e sigurimeve në 4 vitet e fundit.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.