Rajoni

VIDEO/ Bojë e tymuese, sulmohet rezidenca e ambasadorit të SHBA-së

10:08 - 15.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është sulmuar me bojë e tymuese rezidenca e ambasadorit amerikan në Athinë. Sulmi është kryer nga anarkistët e grupit “Ruvikona”, sot rreth orës 04:00 të mëngjesit.




Mësohet se ishin 10 persona me motoçikleta që hodhën bojë dhe tymuese në banesën e ambasadorit, teksa kryen sulmin kanë filmuan gjithçka dhe më pas e kanë publikuar në rrjetet sociale.

Incidenti është shënuar pas një sërë protestash të anarkistëve për të lejuar terroristin e “17 Nëntorit” Dhimitris Kufondindas të dalë me leje nga burgu, ku kryen dënimin për shumë akte terroriste, mes tyre dhe atentate e vrasje.

Ambasadori Jeffrey Pyatt e ka konsideruar sulm vandalësh, që duhen dënuar sipas ligjit, pasi dëmtimi i pasurisë nuk konsiderohet kurrsesi protestë paqësore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.