KULTURË

Video/ Vasilika Duli, pianistja me aftësi të kufizuar në shikim, koncert Bamirësie në Elbasan

10:38 - 15.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmir Popja – Vasilika Duli është një vajzë me aftësi të kufizuar në shikim që mbrëmjen e të martës së kësaj jave ka dhënë në skenën e Teatrit Skampa në Elbasan një Koncert Bamirësie,koncerti i saj i tretë ky , gjatë të cilit ka korrur sukses të jashtëzakonshëm jo vetëm për faktin që salla u tejmbush shumë më herët sesa të fillonte aktiviteti , por edhe për nivelin e lartë të interpretimit të bērë prej saj .Vasilika Duli edhe pse mjaft e re ,tashmë ka fituar famë si artiste në qytetin e Elbasanit ku edhe jeton . Duli me një kurajo të jashtëzakonshme dhe padyshim edhe me mbështetjen e prindërve të mrekullueshëm ja ka arritur të realizonte ëndrrën e saj të madhe, të bëhej pianiste .Për artisten e re me aftësi të kufizuar nē shikim ,Piano është instrumenti që e dashuron po aq shumë sa veten dhe prindērit e saj . Nuk mund ta konceptoj dot ditën, po nuk luajta në piano sepse ajo më qetëson, më jep kurajo, më relakson, më shton optimizmin për jetën ,më bën të lumtur tha pas Koncertit të Bamirësisë ,Vasilika Duli.Piano më plotëson : dhe me thënë të vërtetën kur luaj mbi tastierë më duket sikur edhe unë shikoj .Madje ndjej se shoh edhe më shumë se ato që shohin normalisht tha më tej Duli.Mbrëmjen e kësaj të marte ajo shënoi një sukses tjetër të karrierës si artiste , si askush nga gjenerata e saj .Salla e Teatrit Skampa ishte e tej mbushur me spektatorë mes të cilëve kishte shumë miq, shokë ,shoqe, ish pedagogë të saj si dhe studentë nga Elbasani dhe Tirana.Ata ndoqën përreth dy orë recitalin e saj me pjesë të Bethovenit dhe me pjesë të tjera të përzgjedhura në program të cilat patën mjaft interes nga publiku. Mes të pranishmëve ishin edhe mjaft personalitete të qytetit të Elbasanit dhe jo vetëm.




1 15 2 4
<
>

Vasilika Duli ka performuar si një artiste e shkëlqyer thanë të pranishmit që e kanë vlerësuar guximin e kësaj artistje dhe besimin e saj në vetvete.Ajo i ka garantuar ata se do të jetë e pranishme edhe në evente të tjera në të ardhmen.Artistja me aftësi të kufizuar në shikim është dashuruar me Pianon që e vogēl dhe nuk ka reshtur së menduari nëse ëndrra do i bëhej realitet.Dhe në fakt jo vetëm që e ka realizuar ëndrrën e saj duke u bërë pianiste por i ka kaluar edhe parashikimet .Këtë javë ka mbyllur me sukses pas dy recitaleve një Koncert madhështor Bamirësie.Në fund të kētij koncerti ,atë e kanë mbuluar me buqeta me lule të cilave ajo u ka shijuar aromën duke u lumturuar pafund .Isha përgatur për muaj e muaj me rradhë për këtë natë dhe si ky koncert Bamirësie do zhvilloj gjithnjë e më shpesh .Prania e kaq shumë njerēzve sikur mu ka dhënë dritë syve .Ëndrra ime vazhdon.Një hap e kam hedhur.Të tjerë edhe më të guximshëm do hedh .Dua të bëhem pianiste e famshme me punë .Dua të mësoj edhe brezat e ardhshëm, pasi nëse ke dëshirën, gjithçka mund ta arrish” u shpreh Duli që pasi studioi 3 vjet në sistemin bachelor për Piano, kreu edhe masterin në Universitetin e Arteve.Ndjehem mjaft e aftë të punoj në këtë profesion. “Më pëlqente të luaja në piano ‘Për Elizën’, ndërsa kompozitori më i dashur për mua është Bach thotë artistja Duli.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.