AKTUALITET

Aksidentet, paguhen 1.5 miliardë lekë dëme

18:00 - 16.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rreth 1.5 miliardë lekë dëme u paguan nga tregu i sigurimeve për 3-mujorin e parë të vitit 2019, duke shënuar një rritje me 11.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pjesa më e madhe e dëmeve janë paguar në sigurimin e Jo-Jetës, 1.44 miliardë lekë, ndërsa 60 milionë lekë u paguan në sigurimin e Jetës.




Sipas njoftimit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, mësohet se në të njëjtën kohë, numri i dëmeve të paguara gjatë periudhës janar-mars 2019 u rrit me 421 dhe arriti shifrën 10,939 nga të cilat 10,442 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 497 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës. Pagesa e dëmeve në tregun e sigurimeve ka ndjekur tendencën me të cilën u mbyll viti 2018, ku u paguan rreth 7 miliardë lekë, ose 26.2% më shumë se në vitin 2017, duke shënuar kështu shifrën më të lartë të dëmeve të paguara ndonjëherë në tregun e sigurimeve. Në grafikun shoqërues paraqiten të dhëna për pagesën e dëmeve në tregun e sigurimeve në 4 vitet e fundit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.