AKTUALITET

Bashkitë kanë prokuruar 6.24 mld lekë më shumë se plani

18:00 - 16.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të 61 bashkitë dhe institucionet e tyre të vartësisë, për periudhën janar-7 maj kanë njoftuar tenderime të reja me vlerë fondi limit 6,24 miliardë lekë më shumë, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të përpunuara nga “Open Data Albania”, për këtë periudhë njësitë e qeverisjes vendore kanë njoftuar tenderë me vlerë 15. 8 miliardë lekë, nga 9.5 mld lekë që kjo shifër ishte gjatë 2018-ës. Sipas “Open Data Albania”, diferenca prej më shumë se 6.24 miliardë lekë tregon që bashkitë kanë proceduar më herët për të përmbyllur prokurimet për fonde të parashikuara për vitin 2019, që përkon edhe me zgjedhjet vendore.




Ndërkohë që ky trend me rritje nga një periudhë vjetore në tjetrën, spikat për vlera të larta të prokurimeve në muajt e parë të vitit për secilin vit zgjedhor (edhe 2017 kundrejt 2016). Në total gjatë viti 2019 janë njoftuar 2 557 tendera, 20 prej të cilëve me vlerën mbi 100 milionë. Ndërkohë që, të klasifikuar si tenderë me risk për parregullsi konkurrimi dhe pabarazi në garë janë 310 tenderë apo 12 për qind e procedurave të realizuara për këtë periudhë. Pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi edhe vendimin për pezullimin e përkohshëm të fillimit të procedurave të prokurimi nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, për periudhën 1 deri 30 qershor 2019. Përjashtim nga ky rregull bëjnë tenderët me vlerë të vogël dhe ato me objektet prokurimi produktet ushqimore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.