BLUETOOTH

Delina Fico, zbulohet njeriu me të cilin bashkëjeton

12:28 - 16.05.19 Gazeta Shqiptare

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:



 

Shumëkush e njeh Delina Ficon, të paktën është përfolur jo vetëm si një aktiviste e shoqërisë civile, por edhe gjatë kohës së përgatitjeve për dasmën e kreut socialist, u fol shumë për lidhjen e dikurshme të saj me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.
Por duket se gjithçka ka kaluar për Delina Ficon. Ajo tashmë jo vetëm është aktive në jetën publike në vend, por ka krijuar edhe një lidhje të re, dhe pikërisht me Bledar Çuçin. Ky i fundit, aktualisht është drejtor ekzekutiv i shoqatës për autonomi vendore, por kohë më parë ka qenë edhe sekretar i Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, gjatë kohës që në pushtet kanë qenë socialistët.
Çifti, ka shumë kohë shfaqet së bashku në ambientet publike, por asnjëherë nuk ka qenë në vëmendjen e paparacëve. Megjithatë, tashmë ata shfaqen së bashku edhe publikisht, ashtu sikurse kanë qenë edhe në aktivitetin që ka zhvilluar Artan Lame “50 më pak”, një ekspozitë me 50 objekte me rëndësi të veçantë që janë shkatërruar gjatë gjithë këtyre viteve.

Delina Fico dhe Bledar Çuçi edhe bashkëjetojnë me njëri tjetrin sipas gjithë “thashethemeve”. Ndërkohë që nuk ka asnjë kontradiktë që të jetë “fiksuar” në raportet e çiftit, me çiftin e ri të sapomartuar Edi Rama dhe Linda Basha. Dhe sikurse e shohim nga kjo foto, duket se Delina Fico është e lumtur për marrëdhënien e saj.

Ky shkrim u botua më 5 Mars 2011

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *