POLITIKË

Video/ Deputeti në Parlament: Jam i ri, nuk i di procedurat

11:56 - 16.05.19 alma
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetë të Partisë Socialiste, asaj Demokratike si dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë marrë mandatin sot në Parlament. Një nga deputët e ardhur nga listat e PD, Erion Piciri ka kërkuar fjalën pas interpelancës së ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj.




Në fjalën e tij, deputeti Piciri, kërkoi nga kryesuesja e seancës të fusë në axhendë një fjalim mbi krizën politike. “Merreni si kërkesë se nuk e di mirë si funksiojnë procedurat këtu, por merreni me seriozitet”, u shpreh ndër të tjera Piciri.

Në përgjigje të tij, nënkryetarja Hysi, i sqaroi deputetit të ri në Kuvend se si funksionojnë seancat plenare.

“Z.Piciri, mëqë jeni deputet i ri, ju përshëndes e ju uroj mbarësi. Është një nga kërkesat, që drejtuesi ju përshëndet” tha Hysi.

Nga radhët e opozitës deputët që morën mandatin janë Halil Valteri, Selami Jenisheri si dhe Besnik Troplini. Nga radhët e LSI-së, bën betimin si deputet Vasil Sterjovski, Edmond Stojku, Suzana Topi.

Ndërkohë zgjedhjet vendore, kanë nxjerrë jashtë parlamentit 4 deputetë socialistë, të cilët do të garojnë në procesin zgjedhor të 30 qershorit.

Kështu në seancë plenarë morën zyrtarisht mandatin duke kryer  betimin, Eljo Hysko i cili merr mandatin e Rakip Sulit që kandidon për Bashkinë e Kamzës, Adriana Jaku zë vendin e  lënë bosh nga  Pjerin Ndreu, të cilit PS i ka besuar Bashkinë e Lezhës.

Po ashtu si deputet i ri në Kuvend u betua sot edhe Florenc Spaho i cili merr mandatin e Nuri Belbës që kandidon në Përrenjas, si edhe Ardit Konomi merr mandatin e Ilir Xhakollit, i cili më 30 qershor do të kandidojë për Bashkinë e Pogradecit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.