AKTUALITET

Ditë zie për Shqipërinë, i jepet lamtumira e fundit Majorit Tanushi

09:29 - 16.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dita e sotme është shpallur ditë zie kombëtare në nder të Majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën pas shpërthimit të një mine gjatë një misioni të NATO-s në Letoni.




Ceremonia shtetërore në nder të Majorit do të zhvillohet në Muzeun Historik Kombëtar  prej orës 10:00 deri në 12:00.

Komisioni Qendror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e ka shpallur major Klodian Tanushin “Dëshmor i Atdheut”.

Pas homazheve ai do të varroset në “Varrezat e Dëshmorëve”.

Majori Klodian Tanushi mbeti i plagosur rëndë në shpërthimin e një mine gjatë një misioni në Letoni, ku ndërroi jetë edhe nëntetarja Zarife Hasanaj. Ai ndërroi katër ditë më pas në spital.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.