AKTUALITET

Fuga: Gomari, derri, delja e dhelpra shkuan të votojnë

12:03 - 16.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk është e qartë se përse akademiku Artan Fuga ka zgjedhur pikërisht disa kafshë të caktuara për të përcjellë situatën politike në vend, por e sigurt është që ironia e tij i prek pak të gjithë.




Fuga tregon “bisedën” e disa kafshëve, të cilat tregojnë arsyet që kanë para se të hedhin një votë në kutinë e votimit.

Reagimi i plotë:

Shkuan gjallesat të votojnë

Gomari: Ku di unë ç’a thonë, për mua ka rëndësi të pëllas që të dukem.

Derri: Unë kam pak kërkesa, Shqipëri hesapi, pak baltë dua unë sa të zhgryhem…

Miu: Aman ta hedh votën sa për t’u dukur se votova që mos më thonë po ti o mi përse qendron në vrimën tënde???

Dhelpra: T’ja jap votën ariut se është leshko.

Papagalli: Unë votoj gjithmonë njësoj jam besnik, nuk di slogane të tjera.

Delja: Unë votoj qorrazi si delet e tjera, e di dashi se ku duhet ta hedh votën.

Lakuriqi i natës: Cfarë prisni nga unë që të mos votoj qorrazi!!!

Iriqi: Unë votoj për inat, ngre gjëmbat përpjetë dhe mendja s’më punon fare. Mos më nxehni po ju them!

Breshka: Kushdo të fitojë mua s’më bën dot gjë se kam zhguall unë, të tjerët kush po çan kokën për ta!

Majmuni: Unë votoj me imitim, si të votojë derri.

Kërmilli si hermafrodit: Unë nuk votoj se jam i depolitizuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.