AKTUALITET

Video/ Gjenerali i drejtohet për herë të fundit komandantit: Do na marrë malli për urdhrin tënd…

12:57 - 16.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I jepet sot lamtumira dëshmorit të atdheut, major Klodian Tanushit. Familjarët dhe kolegët janë më të trishtuar se askush tjetër për humbjen e tij. Malli për të do të jetë i madh…




Gjeneral Brigade Bardhyl Kollacaku, me zërin që i dridhej iu drejtua për të fundit herë komandantit në fjalën e lamtumirës. “Komandant Klodi do na marrë malli  për zërin tënd, për fjalën tënde, për urdhrin tënd”, tha ai duke u munduar të mbajë lotët.

“Për ditë të tërë ju dhe ne u lutëm dhe me dridhje në zemër, shpresuam për Klodjanin, shpresuam për mrekullinë, kurrë nuk donim  ta pranonim. Tani duhet të përcjellim  majorin. Komandant, çdo ushtar do të përulet, do të qaj dhe do të mbajë zi. Ne kemi humbur një vëlla nën armë. Kudo që e thirri, kudo që e kërkonte  nevoja dhe kanë aq shumë për të thënë kolegët, për Klodin njeri, për Klodi komandat dhe ushtarak. I heshtur, i bindur i kreu me devotshmëri detyrat për ti dhënë nder Shqipërisë. Vepra e dëshmorëve është amaneti jonë.  Të gjithë kemi nevojë ta shprehim dhe ta nxjerrim dhimbjen. Gjithçka e bëjmë për fëmijët dhe Klodiani sakrifikoi për ta dhe ne nuk do t’ju lëmë vetëm. Ne i dimë rreziqet dhe vështirësitë dhe ne do të vijojmë të jemi në frontin e përbashkët. Ne do të jemi gjithmonë  gati. Komandant Klodi do na marrë malli  për zërin tënd, për fjalën tënde, për urdhrin tënd. T’u prehtë shpirti në paqe, lamtumirë i shtrenjti Klodian”-tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.