AKTUALITET

Video/ Hajdari: E ndjej që Rama-Basha kanë bërë marrëveshje

12:49 - 16.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga foltorja e Kuvendit deputetja demokrate Rudina Hajdari, ka sulmuar ashpër krerët e politikës shqiptare. Hajdari paralajmëroi se Basha dhe Rama kanë bërë marrëveshje që nuk merr parasysh interesat e shqiptarëve.




“Njerëzit hapin sytë dhe i ngrenë nga Perëndia. Shqiptarët nuk dinë cilës derë t’i bien, ndërkohë që në Tiranë po zhvillohet një teatër i shëmtuar i njerëzve që po shijojnë dashurinë në kohën e kolerës. Ç’faj kanë njerëzit, rinia, biznesi? Kritika kryesore që iu bëj njerëzve është që të flasin me ndjesi dhe jo me fakte. Kësaj here do dal nga ky rregull dhe do flas me shpirt. Në kohë të jashtëzakonshme, është e udhës të bëjmë gjëra të jashtëzakonshme.

Shumë njerëz më thonë “mos, se ky vend ka marrë fund, Shqipëria nuk bëhet, mos se këta janë të rrezikshëm, kanë bërë marrëveshje”. Por, unë e ndjej se nuk jam vetëm, ky vend nuk ka marrë fund, këta njerëz kanë marrë fund. Këta nuk janë të rrezikshëm, por janë të frikësuar në palcë. Këta kanë bërë marrëveshje”, është shprehur Hajdari.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Rudina,te them te drejten ,edhe une ashtu kam menduar.Por tani qe Zoti,te solli ty ne Parlament,si dikur Jezu Krishtin ne Jeruzalem,cdo gje do ndryshoje.Bile do e beje me te mire jo se Jeruzalemi i Krishtit,por edhe me mire se Zvicra e Zaganit te policise se Tahirit.Ke shansin qe ke edhe shoke te mire,si Ballen ,Murrizin ,Gjuzin,po deshe edhe mikun e Flakeinshteinit,nga LSI,por ama nderkombetareve,mos iu ndaj,se me to ke misionin me te rendesishem,per ta futur Shqiperine ne Jugosllavine e re qe Rama po pergatit me Serbine.

    Përgjigju ↓