AKTUALITET

“Jemi të shqetësuar për sigurinë e tyre”, zhduket pa gjurmë nëna shqiptare me vajzën në Britani

10:04 - 16.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nënë shqiptare dhe vajza e saj vetëm 2 vjeçe, janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në Mbretërinë e Bashkuar.




Sipas “BBC”, Sebjana Myzeqari dhe vajza Enissa janë parë për herë të fundit në Doncaster më 2 prill.

Sebjana nuk ka përdorur as telefonin dhe as kartat bankare, madje nuk rezulton që të jetë larguar nga Mbretëria e Bashkuar.

Burime pranë policisë janë shprehur “të shqetësuar” për sigurinë e nënës dhe vajzës.

Oficeri Neil Thomas deklaroi se “zonja Myzeqari është zhvendosur  para tre vitesh në Doncaster dhe vogëlushja ishte e regjistruar në çerdhe”.

Sipas oficerit, zonja Myzeqari jetonte një jetë të izoluar dhe kishte pak miq në qytet.

Madje ata kanë kërkuar ndihmën e autoritet shqiptare, por nuk rezultojnë gjurmë të tyre as në Shqipëri.

“Ne jemi shumë të shqetësuar. Fakti është që nëna 24-vjeçare dhe vajza e saj dyvjeçare rezultojnë të zhdukura nga faqja e dheut dhe askush nuk i ka parë ato”, u shpreh oficeri.

Policia u ka kërkuar të gjithë qytetarëve që kanë informacion rreth tyre të kontaktojnë numrin 101.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.