Bota

Jezusi nuk ishte i vetmi që u kryqëzua

16:35 - 16.05.19 Nga Laura Geggel

Kryqëzimi më i famshëm në botë, ndodhi kur sipas Dhiatës së Re, Jezusi u ekzekutua me vdekje nga romakët. Por ai nuk ishte i vetmi person që u kryqëzua. Në antikitet, të njëjtin fat patën mijëra e mijëra njerëz, diçka që në atë kohë konsiderohej si një nga mënyrat më brutale, dhe më të turpshme për të vdekur.



Në Romë, procesi i kryqëzimit ishte i gjatë, duke shkaktuar plagë në trup, para se viktima të të gozhodej dhe varej në kryq. Po si nisi kjo praktikë e tmerrshme e dënimit me vdekje? Dhe çfarë lloj personash, i nënshtroheshin zakonisht këtij lloj ekzekutimi?

Dihet që kryqëzimi filloi me asirianët dhe babilonasit, ndërsa është praktikuar sistematikisht nga ana e persëve në shekullin e VI Para Erës Sonë, sipas një raporti të vitit 2003 në “Medical Journal’ të Afrikës së Jugut (SAMJ). Në këtë kohë, viktimat zakonisht lidheshin nga këmbët, që  u vareshin në një pemë ose trung.

Por sipas raportit, kryqet nuk u përdorën deri në epokën romake. Nga atje, Aleksandri i Madh , që pushtoi Persinë ndërsa ishte duke ndërtuar perandorinë e tij, e çoi këtë praktikë në vendet lindore të Mesdheut në shekullin IV pra Erës Sonë. Por zyrtarët romakë, nuk kishin dijeni për këtë praktikë, derisa u ndeshën me Kartagjenën gjatë Luftërave Punike në shekullin I Para Erës Sonë.

Gjatë 500 viteve që pasuan, romakët “e “përsosën kryqëzimin” si metodë ekzekutimi, derisa ajo u anulua nga peramdori Konstandin në shekullin IV, shkrujnë bashkëautorët Fransua Retif dhe Luiz Silie, profesorë në Departamentin e Gjuhës Angleze dhe Klasike në Universitetin e Shtetit të Lirë të Afrikës së Jugut, në raportin e SAMJ.

Megjithatë, duke qenë se kryqëzimi shihej si një mënyrë jashtëzakonisht e turpshme për të vdekur, Roma nuk donte të kryqëzonte qytetarët e saj. Në vend të kësaj, në këtë mënyrë ekzekutoheshin skllevërit, ushtarët e turpëruar, të krishterët, të huajt dhe në veçanti, aktivistët politikë, raportojnë Retif dhe Silie.

Kjo praktikë, u bë veçanërisht popullore në Tokën e Shenjtë të pushtuar nga Romakët. Në vitin 4 Para Erës Sonë, gjenerali romak Varus kryqëzoi 2.000 hebrenj. Ndërsa kryqëzime të shumta pati edhe gjatë shekullit i të Erës Sonë, sipas historianit judeo-romak, Jozef.

“Krishti u kryqëzua, me pretekstin se nxiti rebelimin kundër Romës, në një nivel me fanatikët dhe aktivistët e tjerë politikë”- shkruan autorët në raport. Megjithatë kur legjionet e Romës kryqëzuan armiqtë e perandorisë, fiset lokale nuk humbën kohë për të marrë hak.

Për shembull, në vitin 9, kreu i fiseve gjermanike, Armini, kryqëzoi shumë nga ushtarët e mposhtur romakë që kishin luftuar përkrah Varusit, dhe në vitin 28, fiset gjermanike kryqëzuan edhe tagrambledhësit romakë. Në Romë, njerëzit e dënuar me vdekje me anë të kryqëzimit, fshikulloheshin paraprakisht me kamxhik, me përjashtim të grave, senatorëve romakë dhe ushtarëve, shkruajnë Retif dhe Silie.

Gjatë rrahjes, i dënuari zhvishej, lidhej në një vend të caktuar, dhe më pas goditej nga pas në shpinë, në të pasme dhe këmbë nga ushtarët romakë. Kjo rrahje brutale, do ta dobësonte viktimën, duke i shkaktuar plagë të thella, dhimbje të forta dhe gjakderdhje.

“Shumë shpesh viktimës i binte të fikët gjatë rrahjes, dhe vdekja e papritur përpara kryqëzimit, nuk ishte diçka e pazakontë. Viktima më pas vihej në lojë, duke u detyruar të mbante patibulumin (një pjesë të kryqit), të lidhur pas shpatullave të deri në vendin e ekzekutimit”– shkruajnë autorët.

Por mizoria nuk ndalej me keq. Ndonjëherë, ushtarët romakë do ta lëndonin aq shumë viktimën, duke i gjymtuar një pjesë të trupit si gjuha, ose duke ia verbuar sytë. Në një rast veçanërisht të tmerrshëm, Jozefi raportoi se si ushtarët nën Antiokun IV, mbreti grek të Perandorisë Seleukide, do t’i varnin në qafë viktimës, fëmijen e tij të mitur të mbytur.

Hapi i ardhshëm, ndryshonte në varësi të vendit. Në Jeruzalem, gratë do t’i ofronin të dënuarit një pije për t’a lehtësar disi fizikisht, zakonisht verë ose erëza aromatike. Pastaj, viktima do të lidhet ose gozhdohej në patibulum. Pas kësaj, ati ngrihej dhe vendosej në kryq, dhe këmbët do të lidhen ose gozhdoheshin.

Ndërsa viktima priste vdekjen, ushtarët zakonisht do të ndanin mes tyre me short rrobat e viktimës. Por vdekja nuk vinte gjithmonë shpejt. Ajo vinte nga 3 orë, deri në 4 ditë, shkruajnë profesorët. Ndonjëherë, procesi përshpejtohej nga abuzimi fizik shtesë, që i dënuari pësonte nga ushtarët romakë.

Kur personi mbi kryq ndërronte jetë, anëtarët e familjes mund ta merrnin dhe varrosnin trupin e tij, sapo të merrnin leje nga një gjykatës romak. Nëse kjo leje nuk jepej, kufoma lihej në kryq, ku do të hahej nga kafshët dhe zogjtë grabitqarë.

Për të hetuar medotën e kryqëzimit (pa vrarë askënd), studiuesit gjermanë bënë një eksperiment në vitet 1960. Ata lidhën nga kyçet e këmbës disa vullnetarë mbi një kryq, dhe më pas vëzhguan aktivitetin e tyre të frymëmarrjes dhe atë kardiovaskular.

Brenda 6 minutave, vullnetarët nisën të kishin vështirësi në frymëmarrje, rrahjet e zemrës u dyfishuan, dhe presioni i tyre i gjakut ra, sipas studimit të vitit 1963 në revistën “Berlin Medicine”. Eksperimenti u ndërpre pas vetëm 30 minutash, për shkak të dhimbjes së fortë në kyçet e duarve dhe këmbëve.

Thënë kjo, viktimat mund të kishin vdekur nga shkaqe të ndryshme, duke përfshirë daljen jashtë funksionit të shumë organeve dhe mungesën e frymëmarrjes, shkruajnë Retif dhe Silier.

“Livescience” – Bota.al

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *