Kosova

Krimet e luftës/ Deputetja publikon foto të përdhunimit të një gruaje, në sy të familjarëve

14:05 - 16.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja kosovare e PDK-së, Flora Brovina, ka publikuar një foto rrëqethëse duke dëshmuar dhunën seksuale, si pjesë e krimeve të ndodhura gjatë luftës në Kosovë.




Deputetja Brovina publikoi para mediave një fotografi ku shihen ushtarë serbë duke përdhunuar një grua shqiptare, teksa dhunimi ka ndodhur në sy të familjes.

Sipas Brovinës kjo fotografi është marr nga një aparat që i kishte rënë një ushtari, ndërsa thotë se gruaja që u dhunua është ende gjallë.

“Unë këtë rast nuk po e paraqesë për herë të parë, por tani më sikur jemi adaptuar si institucione që të jemi më të guximshëm. Sepse edhe herëve të tjera në konferenca ndërkombëtare që janë mbajtur këtu në Prishtinë kam treguar faktikisht realitetin qoftë për dhunimet, qoftë për elementet gjenocidiale që janë bërë ndaj popullit shqiptar nga forcat militare, paramilitare serbe. Me një fjalë unë akuzoj shtetin serb. Rasti në fjalë është një fotografi që është gjetur në aparatin e një ushtari serb është gjetur kjo foto që dëshmon dhunën ose aktin, mënyrën se si i kanë dhunuar gratë. Kjo është vetëm njëra nga mënyrat kur i kanë detyruar familjarët që ta shohin aktin e dhunës seksuale. Ndërsa, shumë raste kemi kur ato janë mbledhur shumë në numër gra dhe sistematikisht i kanë dhunuar ushtarët serb, duke iu shkaktuar jo vetëm shqetësim shpirtëror, do të thotë trauma shpirtërore por edhe fizike, sepse shumë nga to ende vuajnë nga pasojat shëndetësore që i kanë pësuar gjatë dhunimit”, tha ajo.

Kuvendi i Kosovës shqyrton sot rezolutën për “gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili këto ditë ka qenë shumë aktiv në çështjet që ndërlidhen me gjykimin dhe dënimin e krimeve gjatë kohës së luftës së viteve 1988-’99, ka thënë se pret përkrahje nga të gjitha grupimet politike në Kuvend.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.