BOTA

Ku po shkon kjo botë? Zogjtë ndërtojnë fole me fije plastike

14:58 - 16.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zogj që ndërtojnë folenë e tyre me fije plastike, e kishit dëgjuar ndonjëherë? Kjo do të cilësohej trillim nëse nuk do të kishte një imazh që do ta dëshmonte., por ja që është e vërtetë. Edhe pse trishton, duhet ta themi se në këtë kompozim që shkon kundër natyrës, si gjithnjë ka dorë njeriu.




Një fole zogjsh e ndërtuar me fije plastike tregon qartë ndotjen e ambientit që mesa duket nuk i bën më përshtypje as shpendëve.

“Foleja plastike” u gjet në një tub për mbledhjen e ujërave atmosferike, të kapur anash një ndërtese në Dorset të Anglisë.

Dy pëllumba të vegjël e kanë nisur ditën e parë të jetë së tyre mbi fijet plastike, teksa një vezë është ende e pa hapur.

“Kjo tregon se sa alarmuese është niveli i ndotjes në ambient, e tmershme në çfarë rreziku ndodhemi”, ka shkruar një ekspert i ambientit, duke komentuar ndodhinë e pazakontë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.