Rajoni

Macron vizitë në Beograd, çështja e Kosovës në fokus të bisedimeve me Vuçiç

11:53 - 16.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të vizitojë Beogradin më 16 korrik, teksa në fokus do të jenë cështjet si: Mbështetja për çështjen e caktimit të  kufijve, intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik dhe ushtarak.




Në një shkrim dedikuar vizitës së kreut të shtetit francez në Serbi, “Telegrafi serb” shkruan: “Se nuk është një politikan i cili ka vija të kuqe kur bëhet fjalë për zgjidhjen e nyjës së Kosovës, Macron e ka demonstruar edhe në samitin e Berlinit, ku sipas mediave franceze dhe gjermane, hapur dhe fuqishëm ka qëndruar përballë kancelares gjermane, Angela Merkel”.

Macron siç raportohet “nga Ramush Haradinaj ka kërkuar heqjen e taksës në mënyrë që të bëjë një kompromis dhe hapi rrugën për rifillimin e dialogut, por bashkëbiseduesi në anën tjetër me këmbëngulje kërkoi që Berlini dhe Parisi ta shtyjnë Serbinë që ta njohë pavarësinë për të imponuar liberalizimin e vizave”.

“Ju nuk jeni në pozicion që të kërkoni çdo gjë. Ja, unë po ju them, nga Franca ju nuk do të merrni asgjë”, citohet të ketë thënë Macron sipas dy personave që kanë qenë pjesë e takimit të presidentit francez me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në Berlin.

Në vijim, “Telegrafi” pohon se Macron sikurse dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiç, ka theksuar në mënyrë të përsëritur se ka hapësirë të madhe për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik, ndërsa si e vlerësojnë ekspertët, pas kësaj vizite, Franca do të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomik të Serbisë.

Para vizitës së tij në Beograd, Macron do ta takojë homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç në Paris, ku do të mbahet raundi i dytë i samitit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj gjithashtu do të marrin pjesë në këtë samit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.