AKTUALITET

Ministria, 36 mijë biznese duhet të hapin llogari bankare

15:52 - 16.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Iniciativa ligjore e Ministrisë së Financave që ka si qëllim reduktimin e ekonomisë informale dhe përdorimin e parasë fizike nga bizneset dhe organizatat jofitimprurëse është depozituar për t’u diskutuar në komisionet parlamentare, për t’i hapur rrugë zbatimit. Ndryshime në ligjin për procedurat tatimore, që adresojnë rekomandimet e Komitetit Moneyval, dhe detyrojnë të gjithë tatimpaguesit, persona fizikë/juridikë, përfshirë edhe organizatat jofitimprurëse për të pasur llogari bankare biznesi.




Sipas Ministrisë së Financave, iniciativa prek rreth 36 mijë biznese, pasi parashikohet që mos të jenë subjekte të këtij detyrimi tatimpaguesit, persona fizikë tregtarë të cilët realizojnë qarkullim vjetor, rrjedhimisht edhe qarkullim të parasë fizike, nën vlerën 2 milionë lekë në vit. Drafti parashikon afate për përmbushjen e këtij detyrimi, ku për subjektet që regjistrohen rishtazi është 20 ditë, dhe për ato që janë të regjistruara, duhet të hapin llogari bankare jo më vonë se 90 ditë nga hyrja në fuqi e ligjit. Në rastet e mospërmbushjes së këtij detyrimi nga ana e tatimpaguesve, parashikohen masa administrative nga 50-100 mijë lekë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.