BOTA

A i mjaftojnë 60 l ujë në ditë familjes suaj, për të pirë, gatuar e për t’u larë?

12:35 - 16.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qindra kanaçe bosh presin në radhë për tu mbushur, në tokën e plasur, të thatë dhe të pluhurosur. Kjo është situata dramatike në lagjen “Vasant Kunj” në jug të Delhit, një nga qytetet më të mëdha dhe më të varfra, ku qytetarët qëndrojnë në radhë duke pritur që një cisterna e ujit të qeverisë të mbërrijë.




Kanë kaluar 10 ditë. Dhjetë ditë pasi që ata kishin marrë një pikë ujë. Për shumë familje, kontejnerët mbaruan ditë më parë dhe atyre iu duhet të presin të uritur dhe pa u larë.

“Është shumë e vështirë të jetosh kështu”, tha Fatima Bibi, 30 vjeçe, e cila është përgjegjëse për organizimin e ujit për lagjen e varfër.

“Gjithçka vjen nga ky ujë, gjithçka. Pirja, gatimi, pastrimi, larja”, u shpreh ajo.

Dhjetë minuta larg janë qendrat tregtare luksoze të Delhi, ku mund të blesh një palë atlete për  1.000 dollarë, por në këtë pjesë të qytetit njerëzit jetojnë ende në kasolle ku temperaturat shkojnë në 40 gradë.

Ndërsa cisterna afrohet, turma nis e brohoret dhe përgatitet të mbushë kontejnerët me ujë. Por, racioni që ata marrin është vetëm 600 litra për familje, të pamjaftueshme për të mbijetuar derisa të arrijnë racioni i radhës.

India po përballet me krizën më të keqe të ujit në historinë e saj, me 600 milionë njerëz që vuajnë nga mungesa e ujit, sipas një raporti të fundit nga “Niti Aayog”.

Mesatarisht rreth 200,000 indianë humbasin jetën çdo vit për shkak të furnizimit joadekuat ose ndotjes së ujit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.