AKTUALITET

Një vajzë shqiptare përballë Mateo Salvinit në zgjedhjet për Parlamentin Europian

16:50 - 16.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Nuk janë të pakta rastet kur shqiptarët kanë shkëlqyer përtej kufijve, sidomos në politikë. Nga historia, po të kthehemi pas në kohë, gjejmë mjaft shqiptarë që kanë lënë gjurmë në vendimmarrje duke u bërë pjesë integrale e politikave të caktuara nga shtete të ndryshme, më së shumti në Evropë.




Ditët e fundit po dëgjojmë rastin e shqiptares që duket se ka rrëmbyer vëmendjen e medias. Kështu, Partia Demokratike e Italisë hodhi si kandidaturë në zgjedhjet për Parlamentin Europian vajzën shqiptare Geri Ballo. Ajo do të kandidojë në zgjedhjet e 23- 26 majit përballë partisë së Mateo Salvini, Lega Nord.

60334605_1580669512067326_6938447472582721536_n 60289844_791399211260136_594269877145960448_n 60792104_856481818018816_37428595580207104_n
<
>

Geri Ballo e lindur në Tiranë, është diplomuar në Torino me një diplomë masteri. Ajo ka punuar në fushën e diplomacisë dhe merret me integrimin, minoritetet dhe Jugun. Përveç specializimeve në Politikat Evropiane, për 6 vjet ajo ka ndjekur karrierën diplomatike në ambasadën shqiptare në Itali. Tani ajo do të përballet me ministrin e Brendshëm dhe zëvendëskryeministrin e Lega Nord, Matteo Salvini.

“E konsideroj si një kandidaturë kundra- Salvini-t, sepse jemi në dy skaje të kundërt. Historia ime është dëshmia se gjërat nuk janë aspak siç i thotë ai. Në Itali mbërrita në fund të viteve ’90, isha 11 vjeçe. Lega Nord bënte manifestime ku kriminalizoheshin shqiptarët dhe kjo më lëndoi. Nuk kam për ta harruar. Historia ime si një fëmijë emigranti, një e diplomuar në marrëdhëniet ndërkombëtare, që flet për mua dhe është historia e shumë të tjerëve. Unë nuk kam frikë nga një konfrontim me Salvinin dhe në përgjithësi me këdo. Por unë do të doja t’i thosha Salvinit, të largohet nga gjuha e dhunshme, e atyre që gjithmonë kërkojnë armikun”. Sipas “Fax Web” Geri është vajza e gazetarit të njohur shqiptar Artur Zheji. Ne urojmë që gjithçka të finalizohet me fitoren e saj!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.