AKTUALITET

PS: Shkrimi i “Bild”, i sponsorizuar. Gazetari gjerman: Kjo është çmenduri

16:45 - 16.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Socialiste e ka konsideruar të sponsorizuar shkrimin e të përditshmes prestigjioze gjermane “Bild” me titullin “Shqipëria udhëhiqet nga kriminelë dhe gangsterë”. Në një dalje për mediat, deputetja socialiste, Blerina Gjylameti akuzoi pikërisht opozitën si autore të vërtetë të këtij shkrimi, që sipas saj godet imazhin e Shqipërisë. Gjylameti tha se sulmet e PD dhe LSI edhe në gjuhë të huaj, vijnë për shkak se kjo opozitë nuk ka asnjë vizion për të tashmen. “Është e vërtetë, artikuj si ai i djeshmi në gazetën gjermane, i bëjnë dëm imazhit të vendit jashtë. Në Shqipëri askush nuk beson vërtetësinë e një artikulli ku dëshmitarë janë një ish ministër i opozitës dhe një gazetar i oborrit të opozitës. Fatkeqësisht, prej parave të pista, të ardhura nga vende të huaja (dhe kjo pistë është nën hetim serioz), përfaqësues të opozitës duan thjesht dhe vetëm të botojnë në media ndërkombëtare baltën dhe shpifjen që recitojnë çdo ditë në Shqipëri. Kjo është strategjia e opozitës, e cila pa vizion dhe program për të ardhmen do vetëm të djegë e të shkrumbojë të tashmen”, – tha Gjylameti. Më tej, ajo theksoi se, “ata që paguajnë para për të nxirë imazhin e Shqipërisë në botë, për të goditur ekonominë dhe turizmin, sot dalin dhe rrahin gjoksin krenarë për zullumet që i bëjnë Shqipërisë”.




Gjylameti tha ndër të tjera se “Ata që paguajnë para për të nxirë imazhin e Shqipërisë në botë, për të goditur ekonominë dhe turizmin, sot dalin dhe rrahin gjoksin krenarë për zullumet që i bëjnë Shqipërisë. Është e vërtetë, artikuj si ai i djeshmi në gazetën gjermane, i bëjnë dëm imazhit të vendit jashtë”.

Autori i shkrimit, Peter Tiede, i kontaktuar nga TPZ.al, u shpreh se deklarata e Gjylametit mbështetet në teori konspirative dhe sulme personale dhe se aludimi se ai ka marrë para është thjesht një çmenduri.

“Ajo sigurisht bën të njëjtin gabim që bëjnë ‘politikanë’ të tillë: ata vendosin vetë që të tjerët e kanë gabim. Shpresoj, për të mirën e saj, që ky të mos jetë rasti dhe që thjesht të ketë tymosur gjëra të gabuara, siç themi ne në Gjermani. Ka shumë nga këto “gjëra të gabuara”. Më vjen keq që zonjës i janë shteruar argumentat që në fjalinë e parë – dhe se i duhet të mbështetet në teori konsipirative dhe sulme personale. Aludimi se unë kam pranuar para, është thjesht një çmenduri”, u shpreh Peter Tiede.

Në shkrimin e prestigjiozes gjermane, thuhej se Shqipëria është shembulli kryesor, i një vendi kaotik në duar gangsterësh. Në shkrim gjithashtu përmendej edhe një bisedë e kryeministrit Rama, në dosjen 184.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.