BOTA

Putin dhe Trump mund të takohen muajin e ardhshëm

09:05 - 16.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se ai mund të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump në margjina të samitit të 20 vendeve më të industrializuara (G20), muajin e ardhshëm në Japoni.




Trump ka thënë më 14 maj se ai ka planifikuar të takohet me Putinin në atë samit.

Duke folur në një konferencë të përbashkët më 15 maj në Soçi, bashkë me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, Putin ka thënë se Rusia është plotësisht e gatshme për të normalizuar marrëdhëniet me Uashingtonin në momentin që kushtet në politikën e brendshme të Shteteve të Bashkuara lejojnë një gjë të tillë.

“Ne jemi të hapur për të përmirësuar marrëdhëniet mirëpo nuk ka të bëjë me ne, ka të bëjë me bashkëpunëtorët amerikanë”.

“Sapo ata të jenë gati për këtë, dhe sapo të ndryshojë situata e tyre e brendshme politike, ne jemi të gatshëm”, ka thënë Putin.

“Shpresoj që këto kushte do të krijohen gradualisht në mes të Moskës dhe Uashingtonit, sidomos pasi raporti i këshilltarit special, Robert Mueller ka konfirmuar se nuk ka pasur bashkëpunim dhe Rusia nuk ka ndërhyrë kurrë në zgjedhjet amerikane”.

Një ditë më parë Putin i ka thënë Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo se ai shpreson të “rikthejë” lidhjet mes Moskës dhe Uashingtonit dhe beson se Trump dëshiron të njëjtën gjë.

Ndihmësi i Kremlinit, Yury Ushakov, ka thënë më vonë se Putini do të ishte i hapur për një takim të ri me Putinin nëse do të bëhej ndonjë propozim zyrtar, mirëpo Moska ende nuk ka pranuar një ftesë të tillë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.