AKTUALITET

Qeveria jep 650 mln lekë për fushatën, përjashtohet PD dhe LSI

14:40 - 16.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kuvendi i Shqipërisë me propozim të qeverisë pritet të miratojë vendimin për ndarjen e fondit për financimin e partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore. Sipas këtij vendimi fondi i përcaktuar si ndihmë për partitë politike që të përballojnë fushatën elektorale është 650 milionë lekë, të cilat duhet të ndahen mes forcave pjesëmarrëse në zgjedhje.




Sipas Kodit Zgjedhor fondet e dhëna nga Buxheti i Shtetit për fushatën zgjedhore i paradhë-nie partive të regjistruara si subjekte zgjedhore si më poshtë:

a) 95 për qind e fondit i shpërndahet partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore, të cilat kanë përfituar jo më pak se 0,5 për qind të votave të vlefshme në zgjedhjet paraardhëse dhe

b) 5 për qind e fondit i shpërndahet partive politike që janë regjistruar si subjekte zgjedhore dhe që nuk përfitojnë sipas shkronjës “a” të këtij neni.

Partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje dhe që kanë marrë jo më pak se 0,5 për qind të votave në shkallë vendi, përfitojnë fonde nga buxheti i shtetit, në bazë të numrit të votave që secila parti ka marrë në ato zgjedhje.

KQZ-ja përcakton me vendim vlerën në para të një vote të vlefshme dhe më pas përllogarit shumën që i takon secilës parti, duke shumëzuar vlerën në para të një vote të vlefshme me numrin e votave të vlefshme që ka marrë secila parti në zgjedhjet e radhës.

Por nga ndonëse formula i favorizon, të gjitha partitë opozitare nuk përfitojnë asnjë lek, për shkak se nuk janë regjistruar në zgjedhje. Kështu e vetmja forcë që përfiton nga ky kjo ndarje është Partia Socialiste, e cila merr pjesën e vet të fondit, ndërsa pjesa që i takon partive opozitare nuk përdoret nga KQZ. Ndërkohë që dje qeveria miratoi një fond shtesë prej afri 1 1.3 miliard lekësh të vjetra për KQZ-në për të përballuar shpenzimet për organizimin e zgjedhjeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.