AKTUALITET

Rriten shpenzimet për paga, 1.1 miliardë lekë më shumë se plani

18:40 - 16.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria ka rritur shpenzimet për paga, pensione e mbrojtje sociale, por ka shkurtuar shpenzimet për investime. Në katër muajt e parë të ditur shpenzimet korrente, rreth 1.1 miliardë lekë më shumë sesa plani), kryesisht për paga, interesa e mirëmbajtje, të cilat u rritën me gati 7%. Shpenzimet për paga ishin gati 2% më të larta se ato të janar-prill të një viti më parë. Qeveria shpenzoi gati 11% më shumë për të paguar interesat e borxheve që ajo ka marrë, ku rritjen më të lartë e kishin interesat për borxhin e jashtëm. Referuar të dhënave fiskale mësohet se qeveria shpenzoi gati 54 miliardë lekë, ose 37% të totalit të shpenzimeve të saj për të subvencionuar pensionet, teksa rritja e numrit të pensionistëve dhe përkeqësimi i raportit kontribuues-përfitues po e rëndon gjithnjë e më shumë skemën e pensioneve. Pagesat e papunësisë dhe ndihma ekonomike kanë shënuar një rritje me përkatësisht 76% dhe 15% për 4-mujorin, në raport me faktin e të njëjtës periudhë të një viti më parë.




Investimet
Sipas statistikave fiskale të 4-mujorit të parë të vitit, shpenzimet kapitale për periudhën janar-prill ishin 14.6 miliardë lekë, me një rënie prej 20% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në raport me atë që ishte planifikuar në fillim të vitit, shpenzimet që qeveria duhet të bëjë për rrugë, spitale, ujësjellës, shkolla etj. ishin 26%, ose 5.3 miliardë lekë (45 milionë euro) më pak. Ndërsa është treguar e kursyer në shpenzimet për investime, institucionet qeveritare nuk janë kursyet aspak për të tjerat. Në total, shpenzimet në buxhet u rritën me 3.4% në raport me katërmujorin e një viti më parë, duke arritur në 144.6 miliardë lekë, ose 4.8 miliardë lekë më pak se lani, kursim që ka ardhur në pjesën më të madhe nga ulja e investimeve kapitale). Tatimet dhe doganat arkëtuan në buxhet rreth 149 miliardë lekë në katër muajt e parë të vitit, me një rritje prej 4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ose rreth 5.8 miliardë lekë më shumë. Performancën më të keqe e kanë pasur të ardhurat nga tatimet dhe doganat, që u rritën me vetëm 1.8%, me një mosrealizim plani në 3.1 miliardë lekë. Ky mosrealizim ka ardhur si rrjedhojë e performancës së dobët të TVSH-së, një prej taksave kryesore në buxhet, të ardhurat nga e cila shënuan rënie edhe në raport me faktin e katërmujorit të një viti më parë (-2.3% më pak). Mosrealizimi i planit nga tatimet e doganat është kompensuar pothuajse tërësisht nga performance e mirë e pushtetit lokal, nga taksat lokale dhe të pasurisë (2.5 miliardë lekë më shumë sesa plani). Më të ardhurat që ishin gati 149 miliardë lekë dhe shpenzimet prej 144.6 miliardë lekë, si rrjedhojë e kursimit nga shpenzimet kapitale, buxheti rezultoi sërish me një suficit prej 4.3 miliardë lekë në periudhën janar-prill, shumë më i lartë se parashikimi prej 338 milionë lekësh. Edhe në krahasim me faktin e të njëjtës periudhë të një viti më parë, suficiti buxhetor ishte rreth 31% më i lartë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.