SPORT

Tifozët e Romës shpërthejnë kundër presidentit: Je derr!

09:00 - 16.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zyrtarizimi i largimit të Daniele De Rosit nga Roma ka bërë të shpërthejë protesta e tifozëve verdhekuq kundër presidentit Xhejms Palota, që në një konferencë për shtyp ka saktësuar se Roma nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me kapitenin e saj. Tri janë parullat e ekspozuara. Në hyrjen e selisë së re të klubit shfaqet një flamur amerikan i përmbysur dhe një kryq, me mbishkrimin: “Bij të Romës, kapitenë dhe flamuj. Ky është respekti dhe dashuria që ky klub nuk do ta ketë kurrë!”.




Mesazhi i hapur në Trigoria, qendra ku stërvitet Roma, shkruan: “Ne jemi Roma, ju jeni një agjenci funeralesh”. Nuk mungojë ofendimet ndaj Palotës, me një parullë të rëndë hapur në adresë të tij. “Një president-derr dhe një klub i paaftë. DDR përgjithnjë në zemrën e njerëzve të tij”. Më pas një mesazh dedikuar vetëm kapitenit verdhekuq është shpalosur poshtë shtëpisë së tij: “DDR, krenaria jonë”. Dhe ky është vetëm fillimi, Roma dhe tifozët janë krisur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.