AKTUALITET

U shoqërua në polici për shkrimin për ambasadorin, studentja tregon të vërtetën

10:32 - 16.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ana Azizaj është aktivistja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila u shoqërua në polici pas parullës që u shkruaj poshtë pallatit ku jeton ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt.




Ajo thotë që parrulla në mur nuk është shkruar prej saj, megjithatë me ato fjalë ajo nis mesazhin që ka pas kësaj ndodhie.

“Turp të kesh”, shkruan Ana, ndërsa shton se nuk ka rëndësi qeveria, flamuri partiak apo mendimi i atyre që komentojnë anglisht për situatën në Shqipëri, për studenten e vërteta është se Shqipëria nuk është mirë.

Reagimi i plotë

Turp te kesh
Kjo fjali kaq e shkurter beri te ndahej Shqiperia ne dy opione kunder nderkombtareve dhe pro nderkombtareve, kunder qeverise dhe pro qeverise. Pavarsisht qe parrulla nuk eshte shkruar nga mua une e them me plot gojen Turp te kesh.
Ne Shqiperi mendoje nuk eshte monenti te ndahemi ne gjysme, jemi ne situaten ku askush nuk do te jetoje me ne Shqiperi, jemi ne gjendjen ku askush nuk do te shkollohet ne Shqiperi, jemi ne situate ku askush nuk beson me ne sistemin tone te drejtesise, jemi ne situaten ku askush seshte me i sigurte ne Shqiperi, jemi ne situaten ku askush se di cprodhime ushqimore konsumon me ne Shqiperi, jemi ne situaten ku vazhdojne te duan te na coptojne kufinjte, jemi ne situaten ku rinia nuk punesohet ne Shqiperi, jemi ne situaten ku profesioni i mjekut eshte rrenuar ne Shqiperi, jemi ne situaten ku artin mundohen ta zhdukin ne Shqiperi, jemi ne situaten ku duhet te jemi NJE.
Nuk ka rendesi qeveria, nuk ka rendesi flamuri partiak nuk ka rendesi mendimi i atyre qe komentojne anglisht per situaten ne Shqiperi, e verteta eshte Shqiperia nuk eshte mire. Nuk ka rendesi reforma qe nderrmerret kur vazhdon i sherben Rilindjes, nuk ka rendesi vetingu kur i sherben Rilindjes, nuk kane me rendesi fotot dhe vidiot 3D per te menduar qe Shqiperia eshte mire, nuk kane me rendesi batutat e Kryeministrit, rendesia ne kete moment eshte Shqiperia.
Cdo qeveri duhet ti trembet popullit te saj. Ndaj une zgjedh te mos hesht une zgjedh te protestoj.
Shqiperia eshte e shqiptareve ndaj po vazhdoje e po them turp te keni per situaten qe jemi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.