AKTUALITET

Video/ Kriza, Basha: Përballje, jemi në kushtet e grushtit të shtetit

10:10 - 16.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, paralajmëroi dje përballje të fortë me krimin qeveritar për rikthimin e demokracisë në vend. Z.Basha pati dje një axhendë intensive pasi mblodhi forumet drejtuese të partisë dhe aleatët për intensifikimin e aksionit opozitar kundër Edi Ramës kryeministër. Kryesia e PD-së vendosi që protesta e radhës e opozitës do të jetë në 25 maj në orën 19:00. Në përfundim të mbledhjes, kreu i PD, Lulzim Basha akuzoi se vendi është në kushtet grushtit të shtetit. “Vendimi unanim është përballje me të gjitha mënyrat. Që nga ky moment ne jemi dhe do të jemi çdo ditë dhe çdo minutë të bashkuar si asnjëherë më parë në një përballje pa kthim me ushtarët dhe shërbëtorët e juntës kriminale në pushtet derisa të diktojmë kthimin te demokracia dhe zgjedhjet e ndershme. Kush ul kokën dhe nuk bëhet pjesë e kësaj beteje, do të jetë shërbëtor i krimit”, deklaroi kreu i PD-së.




Denoncimi
Lideri demokrat, Lulzim Basha, u shpreh se opozita nuk do ketë kthim pas dhe do vazhdojë të protestojë derisa të rrëzohet kjo qeveri, e cila sipas tij, është e lidhur me krimin. Basha bëri të qartë se zgjedhjet nuk do të mbahen, pasi 1 milion shqiptarëve u kanë skaduar kartat e identitetit. “Koalicioni opozitar ka shqyrtuar gjendjen e rëndë ku ndodhet vendi, pas asgjësimit të gjykatave dhe kapjes së prokurorit. Përmes përgjimeve provohet përfshirja e Edi Ramës në vjedhjen e votave. ‘Bild’ ka bërë një panoramë për narkoshtetin tonë, por ka zbuluar diçka që organet ligjzbatuese në Shqipëri, në dosjen 184 figuron vetë Rama duke u siguruar për skenarin e vjedhjes së votave. Gjylameti do ishte bashkë me Spiropalin në këtë dosje. Spiropali është pjesë e hetimeve për dosjen e Xibrakës. Nuk ka njeri që nuk e di që Edi Rama ka blerë votat. Këtë parlament e ka diktuar krimi. Jemi në kushtet e një grushti shteti. Edi Rama ka përcaktuar një kur përplasje me popullin. Kjo duket qartë në listën e kriminelëve për bashkitë e vendit, të cilat kryesohen nga vrasës, përdhunues, shokët e Elvis Roshit. Në Dibër të dy janë përcaktuar nga Ymer Lala. I pari është pjesë e dosjes, i dyti ish-sekretar i PD në Dibër.

Zgjedhje nuk do të ketë. Edhe formalisht vendi është me një regjistër të gjendjes civile të masakruar nga Rama dhe Lleshaj”, deklaroi z.Basha. Ai denoncoi skadimin e kartave të identitetit, duke e cilësuar si një mënyrë të qeverisë për manipulimin e zgjedhjeve. “Mbi 1 milion shqiptarëve u kanë skaduar kartat e identitetit. Vangjush Dako ikën nga gara dhe përcakton se kush do të garojë. Pyetja është a do vazhdohet që grushti i shtetit të çohet deri në fund për të çinstaluar tiraninë e krimit. Vendimi unanim i opozitës është përballje metë gjitha format. Nga ky moment ne jemi dhe do të jemi bashkë më qytetarët në një përballje pa kthim me ushtarët e juntës kriminale. Skenari tjetër është që Shqipëria të bjerë si shtet i së drejtës. Ne këtë skenar nuk e pranojmë, betejën do ta vazhdojmë kundër kësaj junte kriminale, e cila do të asgjësojë të ardhmen e shqiptarëve”, u shpreh Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.