AKTUALITET

Video/ Pse ikin mjekët nga Shqipëria?

09:30 - 16.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Pse ikin mjekët nga Shqipëria?”, kjo është pyetja më e shpeshtë që po dëgjojmë kohët e fundit kur bie fjala te sistemi shëndetësor në Shqipëri. Po aq e shpeshtë sa pyetja është edhe përgjigjia, thuajse gjithnjë e njëjtë: “Për një jetë më të mirë”.




Mikrofoni i “Trending” këtë herë iu drejtua studentëve të mjekësisë të cilët kanë një destinacion të preferuar, Gjermaninë. Shumë prej tyre e pranojnë me dhimbje se janë të detyruar të largohen nga Shqipëria, vendim që nuk do kishin dashur ta merrnin kurrë.

“Për vende pune, për rrogë më të mirë, për një jetë më të mirë”.

“Po të kisha mundësi nuk do të largohesha kurrë nga Shqipëria, por duhet”

“Dua të largohem nga Shqipëria sa më shpejt të jetë e mundur, në Shqipëri nuk te jepen shumë mundësi për të ushtruar profesionin e logopedit, pagat janë shumë të ulëta, Gjermania të ofron mundësi më të mira. Sigurisht që kam filluar të mësoj gjermanisht.”

Janë këto vetëm disa nga përgjigjiet e studentëve, ndiqni videon për të krijuar një pasqyrë të plotë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.