BOTA

VIDEO/ “Sillu mirë”. Vajza shtyn të moshuarin nga autobusi, vdes 74-vjeçari

16:01 - 16.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vajzë 25-vjeç është akuzuar për vrasje, pasi ka shtyrë një të moshuar 74-vjeçar nga autobusi, i cili fatkeqësisht nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.




Cardesha Bishop, u arrestua pasi policia e Las Vegas publikoi një video të incidentit dhe inkurajon dëshmitarët e mundshëm që të paraqiten nëse kanë informacione rreth ngjarjes.

Në videon e publikuar nga policia, vajza shihet duke folur me të moshuarin Serge Fournier pasi hyri në autobus.

Ndërsa ai po lëvizte për të dalë me një mbajtëse metalike, diskuton dhe i thotë asaj të sillet mirë. Por, siç shihet  në video, ajo e ka shtyrë atë nga prapa me forcë.

Madje, pasi e  shtyhu të moshuarin nga autobusi, i cili ka rënë në trotuar mbi mbajtësen metalike, vajza as nuk është penduar por u largua pa i ofruar ndihmë.

I moshuari, Serge Fournier, nuk mundi të mbijetonte si pasojë e plagëve të marra dhe ndërroi jetë pas disa orësh.

Trevor Taylor, një fqinj i Fournier, tha për mediat lokale se: “Ai ishte një fqinj i shkëlqyer. Një njëri i mirë dhe fetar”.

Ai shtoi: “Duke marrë parasysh moshën e tij, ajo nuk duhet ta kishte bërë atë gjë. Njerëzit kanë nevojë për më shumë durim kur janë në atë moshë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.