Kryesore

2 vite nga shtrëngimi i duarve, a do të ketë një marrëveshje tjetër Rama-Basha?

11:58 - 17.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

17 maji është një ditë e rëndësishme në kalendarin politik shqiptar. Kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama arritën marrëveshjen që i hapi rrugën ngërçit politik në vend. Mbrëmjen e 17 majit të vitit 2017, pas tre orësh takim, Basha dhe Rama konfirmuan dakordësinë e tyre përmes një shtrëngimi duarsh. Fjalët ishin të pakta, si rrallëherë në publik dy liderët shprehën dakordësinë me njëri-tjetrin.




“Kemi një marrëveshje bazuar mbi paketën McAllister+”, deklaroi Basha.

Dhe pas tij Ramau shpreh: “Jam 100% dakord me liderin e opozitës, detajet e marrëveshjes do i bëjmë publike”.

Sipas marrëveshjes zgjedhjet parlamentare u mbajtën me 25 qershor, një javë më vonë se sa ishin parashikuar.

Por tashmë kur kanë kaluar 2 vite, nga zgjidhja e krizës së atëhershme politike, Shqipëria gjendet në të njëjtën situate.

Opozita e udhëhequr nga Basha ka braktisur parlamentin. Afatet për regjistrimin në zgjedhje të partive opozitare kanë skaduar, çka dëshmon se nuk do të garojnë për bashkitë. Nga ana tjetër socialistët janë të palëkundur për të marrë pjesë në zgjedhje, me 1 qershor nisin fushatën.

Thirrjet e shumta të ndërkombëtarëve, nuk e bindin Lulzim Bashën të bëjë një hap pas. Ai është i bindur që kriza politike zgjidhet edhe pa bërë dialog me kryeministrin Rama dhe si argumentin më të të fortë ai përmend marrëveshjen e realizuar mes tyre më 17 maj të 2017-ës.

“Dialogu mes meje dhe Edi Ramës provoi të ishte i dëmshëm për interesat e Shqipërisë në mënyrën si u keqpërdor nga një njeri që hiqet si kryetari i PS por është reduktuar në një bashkëpunëtor të krimit të organizuar dhe të oligarkëve grabitqar”, ka deklaruar Basha. Për të ka vetëm një rrugë: qeveria tranzitore.

Nga pasqyra politike duket se nuk se këtë 17 maj Basha dhe Rama janë shumë larg njëri-tjetrit për të pasur një shtrëngim duarsh. Por dikush në këtë vend beson se tashmë marrëveshja mes tyre është arritur. Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka deklaruar dje nga foltorja e kuvendit se Rama dhe Basha tashmë kanë arritur një marrëveshje.

“Në Tiranë zhvillohet një teatër i shëmtuar i marrëveshjexhinjve të pashoq të njerëzve që po shikojnë dashurinë e tyre në kohën e koleres. Këta kanë bërë marrëveshje, por jo marrëveshje për Shqipërinë dhe shqiptarët por zuzarët”, u shpreh Hajdari.

…………………………………………………………………………………………………………..

20 pikat e paketës “McAllister” që sollën dakordësinë mes Ramës e Bashës në 17 majin e vitit 2017

PAKETA “McALLISTER+”
1. Një zëvendës Kryeministër i përkohshëm (person jo-politik), i propozuar nga opozita;
2. Caktimi konsensual i katër ministrave (ekspertë teknik të respektuar) me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të administratës publike dhe ndikimeve në procesin zgjedhor;
3. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i zgjedhur nga opozita;
4. Avokati i Popullit i zgjedhur nga opozita;
5. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, te cilat do te garantojnë standardet më të larta të nevojshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme;
6. Përzgjedhja konsensuale e një kandidati të respektuar për President, i pranueshëm për Qeverinë dhe për Opozitën. (Nuk është më e mundur pasi Presidenti tashmë është zgjedhur në Parlament vetëm me votat e shumicës qeverisëse)
7. Krijimi i një ministrie të re speciale, të drejtuar nga një figurë politike e zgjedhur nga opozita, e cila do të merret ekskluzivisht me zbatimin e çdo hapi që duhet të merret, në mënyrë që në të ardhmen shqiptarët mund të kenë mundësinë të votojnë përmes një sistemi elektronik.
8. Ndryshime në ligjin për transparencën e financimit të partive politike.
9. Ndryshime në Kodin Penal, dënime më të ashpra për blerjen e votës, fotografimin e fletës së votimit dhe krime të tjera lidhur me zgjedhjet.
10. Burime shtesë për KQZ-në për të monitoruar financimin e zgjedhjeve dhe transparencën e shpenzimeve, duke përfshirë auditues ndërkombëtarë për financimin e fushatës së partive politike dhe ndryshime të mundshme në ligjet përkatëse.

11.Emërimi i ekspertëve teknikë si zëvendësministra në ministritë që mund të ndikojnë në procesin zgjedhor, të ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët do të monitorojnë çdo çështje që ka të bëjë me procesin zgjedhor
12. Caktimi i përkohshëm i personave të respektuar, të cilët nuk përfaqësojnë parti politike, si zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe Policisë dhe monitorim i fortë ndërkombëtar për të parandaluar abuzimet e mundshme të administratës publike.
13. Strukturë e veçantë në Policinë e Shtetit për të monitoruar problemet e lidhura me zgjedhjet, të përbërë nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm dhe 12 Zëvëndës Drejtorë rajonalë, të ndihmuar nga PAMECA dhe ICITAP.
14. Shtyrja e zgjedhjeve deri më 16 korrik (Ky propozim daton që nga 25 prilli, pra 3 javë para se propozimi i integruar ju prezantua palëve!)
15. Droga:
• Komuniteti ndërkombëtar do të monitorojë çrrënjosjen e kanabisit.
• Pjesëmarrja e opozitës në Task Forcën Kombëtare të luftës kundër Drogës.
16. Dekriminalizimi (Largimi dhe parandalimi i kriminelëve nga mbajtja ose kërkimi i posteve publike)
• Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë të kandidatëve në listat partiake dhe të koalicionit.
• KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë, me mbështetje ndërkombëtare (të plotësuara në përputhje me Ligjin e Dekriminalizimit dhe Kodin Zgjedhor)
• Angazhimi i SHBA dhe partnerëve të tjerë për t’u dhënë Kryetarëve të partive politike rekomandime të mbështetura mbi të dhënat penale të kandidatëve.
17. Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitotorimit të regjistrit të zgjedhësve.
18. Mbështetje ndërkombëtare për KQZ-në për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës, për vëzhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.
19. Mbështetje ndërkombëtare për vëzhgimin e rolit të medias në zgjedhje dhe caktimin e segmenteve orare në media. Ndalimi i transmetimeve të videokasetave të partive politike të regjistruara më parë pa identifikim të qartë.
20. Kthimi i Opozitës në Parlament, për formimin e Komisioneve të Vetingut.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.