SPORT

Bushiç kërcënon kampionët e rinj: Gati ta mundim Partizanin

09:00 - 17.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tomislav Bushiç ka qenë një nga sulmuesit e huaj që ka spikatur në kampionatin tonë me Tiranën, Vllazninë, por edhe Flamurtarin. Në janar u bë pjesë e Teutës dhe u konsiderua si një nga afrimet e bujshme të durrsakëve, por ka pasur luhatje me dëmtimet. Në një prononcim për “Supersport”, sulmuesi kroat ka pohuar:




“Me këtë fitore jemi shumë afër objektivave të klubit dhe tashmë e kemi mendjen dhe jemi të përqendruar te ndeshja e radhës me Partizanin, ku synojmë pikët e plota. Mendoj se me Europën janë të gjithë të kënaqur. Janë tri finale dhe duhet që të marrim sa më shumë pikë nga sfidat e mbetura, sepse edhe rivalët i kemi shumë afër dhe aktualisht nuk kemi siguruar asgjë. Jemi gati për ndeshjen e radhës. Natyrisht që barazimi me një ekip si partizani që ka fituar titullin dhe e përgëzoj për këtë nuk është keq, por ne duam 3 pikët. Në Durrës do ta mundim Partizanin”, – tha Bushiç në fund të prononcimit në prag të ndeshjes shtëpiake me të kuqtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.