BOTA

Dëshmoi kundër futbollistëve të kombëtares, modelja bie nga kati i tretë

15:08 - 17.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një modele e famshme si edhe dëshmitare shumë e rëndësishme në një gjyq në Rusi, ku u dënuan dy futbollistë të famshëm, ka rënë nga ballkoni i një hoteli në Republikën Çeke.




Modelja e quajtur Ekaterina ‘Katya’ Bobkova tani është në koma, pasi ka rënë nga kati i tretë i një hoteli në një resort malor në Boheminë lindore.

Bobkova kishte qenë me një grup miqsh, mes tyre edhe një senator dhe biznesmen rus, ditën që kishte rënë.

Policia e ka quajtur të dyshimtë rënien e saj, teksa nuk ka gjetur dëshmitarë që munden të kenë parë ngjarjen.

Bobkova ka qenë dëshmitare kyçe në gjyqin kundër futbollistëve të kombëtares ruse, Mamajev dhe Kokorin, të cilët u dënuan me nga 17 dhe 18 muaj për dhunimin e një zyrtari rus në gjendje të dehur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.