KULTURË

Eurosong/ Jonida Maliqi çon Shqipërinë në finalen e Eurosong

09:00 - 17.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Uau! Një zë magjepsës Jonida! Ne po qajmë”. Ka qenë ky komenti që Eurovision ka bërë në profilin zyrtar në facebook për këngëtaren shqiptare Jonida Maliqi që me këngën “Ktheju tokës”, çoi Shqipërinë në finalen e Eurosong. Me tekst dhe muzikë të Eriona Rushitit, e veshur me një fustan të zi me motive tradicionale nga stilisti Ardi Asllani, e shoqëruar nga tre backvokalistë ajo ka bërë për vete juritë e vende të natës së dytë duke arritur suksesin e parë në festivalin Europian të Këngës.




Veshja e saj rikrijon idenë e xhubletës por e kthyer në një veshje skenike. Në fund të këngës ajo ka përshëndetur në shqip, anglisht dhe në gjaliqi me një karrierë të gjuhën izraelite. Ajo ka një karrierë të gjatë muzikore që nis me festivalet e fëmijëve ka shënuar një tjetër hap në art. Me një skenografi me elementë thjeshtë që sillnin zjarrin dhe folenë kënga e saj u kushtohet emigrantëve në gjithë botën. Finalja e Eurosong mbahet të shtunën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.