SPORT

Familja Bin Laden financon Shefild Junajtidin

11:45 - 17.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një zbulim i orëve të fundit ka tronditur pa masë botën e futbollit anglez dhe jo vetëm. Shefild Junajtid, klubi që siguroi rikthimin në Premier Ligë pak ditë më parë, financohet nga familja e terroristit më të madh që ka njohur historia e njerëzit, Osama Bin Laden. Kjo u zbulua pas një gjyqi mes dy aksionerëve të klubit të Shefildit, Kevin MekKejb dhe princit Abdullah Bin Mosad Bin Abdolaziz Al Saud. Të dy ortakët zotërojnë secili nga 50% të aksioneve të klubit dhe janë në proces gjyqësor mes tyre për të siguruar 100% të aksioneve. Gjatë procesit, avokatët e MekKejb kanë nxjerrë në dritë financime të errëta të princit Abdullah Bin Mosad Bin Abdolaziz Al Saud, ku një shumë prej 3 milionë eurosh ka ardhur prej familjes Bin Laden. Tashmë mbetet për t’u parë se si do të mbrohet pala e akuzuar dhe se çfarë do të ndodhë me Shefildin.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.