Kosova

Foto e përdhunimit ishte false, flet deputetja: Kërkoj falje, besoja se ishte e vërtetë

15:33 - 17.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas fotografisë së publikuar ditën e djeshme, ku dëshmohet dhunimi i një gruaje nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë, policia e Kosovës ka pyetur deputeten e Kuvendi të Kosovës, Flora Brovina.




Fotoja ka rezultuar false, teksa deputetja Flora Brovina, ka deklaruar para mediave se besonte se ajo ishte e vërtetë.

“E kam marrë nga një asociacion, pra këshilli i drejtave të njeriut. Një aktivist ma ka dorëzuar dokumentin në zarf dhe e dokumentonte se mund ta përdori dhe se personi është gjallë, dëshmitare ka qenë edhe nënkryetarja e komisionit për personat e zhdukur. Unë kurrë s’kam menduar se dikush mund të më sjellë dokumente që nuk janë të verifikuara dhe të sakta. Shumica e dhunimeve në Kosovë kanë pasur situata të ngjashme, prandaj nuk kam besuar që ky dokument nuk është i saktë” u shpreh Brovina.”, ka thënë Brovina.

Brovina u ka kërkuar falje të gjithëve që janë ndjerë të shqetësuar pas publikimit të fotos që ajo bëri dje në Kuvendin e Kosovës dhe që ngjalli reagime të shumta në publik.

“Përgjigjen më të mirë do të jep Prokuroria e Shtetit të Kosovës”, tha ajo.

Në përfundim, Brovima ka thënë që është e gatshme të bashkëpunoje me institucionet e shteti për zbardhjen e të gjitha rasteve duke filluar nga helmimet, masakrat dhe dhunimet e grave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.