AKTUALITET

Fotoja e përdhunimit/ Vasfije Krasniqi: Ma plasët zemrën

16:55 - 17.05.19 alma
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbarë opinioni publik u trondit nga fotografia e publikuar dje nga deputetja shqiptare e Parlamentit të Kosovë. Në imazh u tha se ishte një grua shqiptare që përdhunohej nga ushtarët serbë, ndërsa familjarët e saj ishin të detyruar ta shihinin.




Fotoja ka rezultuar false, teksa deputetja Flora Brovina, ka deklaruar para mediave se besonte se ajo ishte e vërtetë.

Brovina u ka kërkuar falje të gjithëve që janë ndjerë të shqetësuar pas publikimit të fotos që ajo bëri dje në Kuvendin e Kosovës dhe që ngjalli reagime të shumta në publik.

E prekur nga kjo histori ka mbetur Vasfije Krasniqi. E mbijetuara e dhunës seksuale, ka reaguar pas publikimit të fotografisë. “Mos e përdorni dhimbjen dhe vuajtjet tona për përfitimet e juaja. Ma plaset zemrën”, ka shkruar Krasniqi-Goodman.

Vasfija ishte personi i parë që ndau publikisht historinë dhe traumën e saj të dhunës seksuale që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë. Vasfija ka dhënë dëshmitë e saj edhe para Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, dhe së fundmi para Kongresit Amerikan.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.