“Më pyesni për çfarë të doni, për situatën familjare apo financiare”, u shpreh deputeti Kujtim Gjuzi gjatë një konference për mediat.
Më tej gjatë fjalës së tij, Gjuzi i ka bërë thirrje Ramës që të ftojë opozitën për zgjedhjet e 30 qershorit, pasi nuk mund tëgarojë i vetëm pa konkurrentë.
“Ne jemi këtu për ti thënë shqiptarëve se askush nuk do të guxojë t’i mbyllë gojës askujt. Ju duhet të dini se ka qenë një vendimmarrje e madhe që erdhi Papa këtu. Ne ishim më të mirët dhe më të sigurt prandaj erdhi ai. E keni parë dhe ju gazetarë dhe operatorë të shkëlqyer. Ju nuk mund të shkoni në zgjedhjet e 30 qershorit me vjedhje dhe manipulim. Shkëlqesi Kryministër ju nuk mund të shkoni në zgjedhje. Unë dua ‘ti them Edi Ramës ka përgjegjësi për vendin, të bëjë ftesën dhe të ulë të gjithë në bisedime. Ai është njeriu që ka për të menaxhuar një familje. Si mund të bëhen zgjedhje kur nuk ka konkurrentë”, tha Gjuzi.