Kryesore

Këshilltari i BE te “Luarasi”: Integrimi kërkon dhe reforma ekonomike

17:01 - 17.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Integrimi në familjen e madhe europiane vazhdon të mbetet një prej objektivave kryesore të Shqipërisë. Ndër  kriteret që duhen përmbushur për t’u bërë pjesë e BE-së, janë edhe reformat ekonomike. Ky ishte thelbi i leksionit të këshilltarit të lartë të BE-së, Andrea Mogni para studentëve të ‘Luarasit’. Ai është një nga këshilltarët në fushën e financave dhe  ekonomisë dhe rikthehet për herë të dytë në Shqipëri me synim avancimin e procesit të integrimit të vendit tonë në familjen europiane.




Dr. Andrea Mogni iu ka folur studentëve për eksperiencën e tij 25-vjeçare në Komisionin Europian dhe ka bërë një analizë të thelluar të situatës së tranzicionit jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë rajonin. Specialisti i implementimit të reformave ekonomike thotë se do të diskutojë mbi mundësitë e investimit në vendin tonë.

“Ndodhem në Shqipëri për tre arsye. Së pari, dua të mësoj më shumë për situatën ekonomike të vendit tuaj dhe të diskutoj me disa autoritete për mundësitë e investimit dhe lidhjet me biznesin. Së dyti dua të kuptoj disa çështje mes shoqërisë civile dhe qeverisë dhe së treti, dua të shikoj mundësitë e përmirësimit dhe zhvillimit të rajonit dhe Shqipërisë. Përsa i përket integrimit në Bashkimin Europian të Shqipërisë, mendoj se do të jepen instruksionet e duhura në administratë për të përshpejtuar modernizimin e këtij vendi”.

Rektori i “Luarasi-t”, prof. dr Ethem Ruka ka vlerësuar vizitën e ekspertit në këtë universitetit. Ai u shpreh se integrimi në BE, është një ëndërr për të gjithë shqiptarët.

Leksionet e hapura nga ekspertët e huaj vijojnë të mbeten një traditë për universitetin Luarasi, me synim nxitjen e mendimit kritik dhe përgatitjen e qytetarëve dhe profesionistëve të së ardhmes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.