AKTUALITET

Kreu i opozitës në Francë: Integrimi i Shqipërisë në BE, gabim i madh

16:13 - 17.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Emanuel Makron është për zgjerimin e Europës, ne jemi kundër”-tha Laurent Wauquiez në një intervistë për franceinfo të premten e 17 majit. Lideri i Partisë Republikane dhe i opozitës në Francë tha se ‘zgjerimi i europës’ i përbërë tani nga 28 shtete, është një gabim i madh, pa harruar të shprehet se anëtarësimi i Shqipërisë në BE do ishte një gabim i madh.




‘Mendoj që zgjerimi ka qenë një nga faktorët kryesorë të dobësimit të Bashkimit Europian dhe ne duhet të mësojmë nga kjo gjë”-tha Laurent Wauquiez, i cili ka mbështetur procesin kur ka qenë Ministër i Europës për Lidhjet me Qeverinë e François Fillon, mes viteve 2010 dhe 2011.

“Realiteti është që kur janë shumë shtete rreth tavolinës, realiteti është te standartet e jetesës, ekonomisë dhe sistemit social janë më të ndryshme se më parë. “- tha Laurent Wauquiez.

Bisedimet rreth Shqipërisë

“Presidenti i Republikës propozon hyrjen e Shqipëris. Mendoj që është një gabim i thellë. Është një shtet i mbushur nga korrupsioni. Negociatat me Shqipërinë do të hapen në qershor dhe ne do të propozojmë veton.”- u shpreh ai.

BE është angazhuar në bisedime me Serbinë në 2014 dhe me Malin e ZI në vitin 2012. Është konfirmuar angazhimi i Maqedonisë dhe Shqipërisë që nga qershori i 2019 dhe për të diskutuar mënyra për të integruar në bisedime Kosovën dhe Bosnjën. Por shumë shtete anëtare po mbajnë lëvizjen si shkak i vështirësive me Poloninë, Hungarinë, Rumaninë dhe Kroacinë, të cilat pretendojnë se është shumë shpejt./balkanweb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.