POLITIKË

Kriza, Kryemadhi: Duhet pakt kombëtar mes partive politike

14:00 - 17.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, akuzoi dje kryeministrin Edi Rama se ka kapur institucionet. Ajo tregoi se Rama ka në dorë reformën në drejtësi dhe shtoi se dosjet e përfolura nga opozita dëshmojnë se Rama ka vjedhur votat në 2017-ën. Kryemadhi, e ftuar në “Zërin e Amerikës” sugjeroi se i se partitë politike shqiptare duhet të bëjnë një pakt kombëtar. E pyetur për dy protestat më të fundit të opozitës, Kryemadhi deklaroi: “Dënojmë çdo lloj dhune, edhe ndaj policisë, edhe ndaj qytetarëve. Sot problem është fenomeni, jo institucionet. LSI-ja do ta bëjë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Duhet të mbyllim transicionin. Jemi vendi i fundit. Po zvarritemi në një rrugë pa drejtimin e duhur. Janë përdorur paratë e krimit të organizuar për të vjedhur votat. Dosja ‘339’ flet për vjedhje votash dhe nuk ka asnjë që të ketë shkuar para gjykatës. Djegia e mandateve është bërë për shkak të situatës politike, pasi Rama ka kapur sistemin e drejtësisë. Rama e ka kapur reformën në drejtësi, të cilën edhe LSI-ja e ka mbështetur. Nën emrin e të ashtuquajturës reformë, kryeministri ka kapur pushtetet. Rama ua ka hequr të drejtën shqiptarëve të kenë institucione të drejta. Më 2017-ën u përdorën paratë e krimit për të vjedhur votat. Ne kemi mësuar gjithçka falë investigimit të ‘Zërit të Amerikës’.




Pra, prokurorët janë larguar nga dosja ‘339’. Po e njëjta gjë ka ndodhur edhe me ‘Unazën e Re’, për të grabitur 20 milionë euro për 2 kilometra rrugë. Unë nuk kam pasur asnjë gjë në dorë dhe sigurisht që të gjithë partitë kanë faj për këtë situatë ku ndodhemi. Sot në radhë të parë duhet të heqin dorë nga pushteti që duan. Partitë duhet të flasin për një pakt kombëtar, për të shkuar më tej në hapat për në BE. Nëse Shqipërinë e lëmë me Kosovën dhe Bosnjën, kjo tregon se do ta lemë vendin në dorën ruse. Kjo nuk duhet që të ndodhë, për shkak se ne jemi popull pro-amerikan. Sa i takon dhunës, sigurisht dënoj çdo lloj dhune. LSI-ja nuk ka problem goditjen e institucioneve. Qëllimi i LSI-së është që të pushtojë zemrat e shqiptarëve. Ajo që ne duam është që Shqipëria të ecë përpara”, tha zj.Kryemadhi. Kryetarja e LSI shtoi se për situatën aktuale të vendit, përgjegjëse është e gjithë klasa politike, duke përfshirë edhe veten. “E gjithë klasa politike është shkaktare e kësaj situate. Kemi mbyllur sytë dhe gojën disa herë. Sot në radhë të parë duhet të heqim dorë nga pushteti. Flasim për korrupsionin, por nuk flasim për një tjetër rrezik: mbetja jashtë projektit të BE-së. Nëse mbetemi të fundit me Kosovën dhe Bosnjën, do të thotë t’i varësh mëlçitë ujkut në qafë, duke sjellë edhe rrezikun e ndikimit rus në Ballkan”, deklaroi kryetarja e LSI. Kryemadhi, e pyetur nëse mund të konfirmojë se ish-kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasilit, i është refuzuar viza nga SHBA-të, u përgjigj se nuk e beson një gjë të tillë. Kryemadhi tha se sipas saj, Vasili është njeriu më pa probleme, por shtoi se nuk e vë dorën në zjarr as për fëmijët e saj, as për bashkëshortin. “Jo, nuk besoj që i është refuzuar viza zotit Vasili. Nëse ka një njeri më pa probleme është Vasili, por nuk e vë dorën në zjarr as për fëmijët e mi, as për bashkëshortin tim. Por në çdo rast, çdo ndarje informacioni në raste të tilla me ambasadën amerikane dhe me LSI do të jemi të gatshëm. Por, të mos harrojmë se Vasili ka qenë një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Lu për reformën në drejtësi”, theksoi zj.Kryemadhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.