Show-Bizz

Ndahet nga burri, këngëtarja e kalon mërzinë duke blerë shtëpinë disa mlionëshe

15:08 - 17.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Adele është ndarë nga bashkëshorti i saj Simon Konecki, 3 vite pasi u martuan në fshehtësi të plotë, ndërsa janë shprehur se do të angazhohen maksimalisht për rritjen e djalit të tyre 6-vjeçar.




Këngëtarja u martua me Koneckin, sipërmarrës i një shoqate bamirësie, në vitin 2016 pas 5 vitesh lidhjeje.

Pas ndarjes me të shoqin Adele ka 10 milionë dollarë për një shtëpi në Beverly Hills, që gjendet shumë afër shtëpisë në të cilën ajo kishte jetuar me partnerin e saj, Simone Konecki.

Shtëpia e ndërtuar në fillim të viteve ’60, përfshin një sipërfaqe prej 6045 metra katrorë dhe është e shtrirë në gati një hektar.

Shtëpia e re e këngëtares 31-vjeçare angleze përfshin pajisje të tilla si një zyrë e madhe, një studio arti, një dhomë zanati, një bibliotekë, një palestër, pesë dhoma gjumi dhe gjashtë banjo.

Në lagjen e famshme banojnë edhe yje të tjerë si Jennifer Lawrence, Katy Perry, Cameron Diaz, si dhe çiftet Ashton Kutcher e Mila Kunis, Penelope Cruz e Javier Bardem, dhe Nicole Kidman e Keith Urban.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.