SHËNDET

Pini cigare prej 5 vjetësh? Ja receta që u pastron mushkëritë

14:50 - 17.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Cigarja është një nga produktet më të dëmshme që vijon të “vrasë” njerëz në mbarë botën, edhe pse janë të vetëdijshëm mbi dëmet.




Pirja e cigares ndikon te çdo qelizë e trupit dhe i dëmton funksionet vitale trupore. Në veçanti është tejet agresive për mushkëritë dhe shkencëtarët tregojnë se pirja e duhanit është arsyeja kryesore e zhvillimit të qelizave anormale të kancerit.

Veç kësaj, problemet respiratore, si bronkiti dhe asma, janë të lidhura ngushtë me pirjen e duhanit. Ekspertët shëndetësorë rekomandojnë fuqishëm që ta lini duhanin sa më parë.

Megjithatë, nëse kurrsesi nuk mund ta lini, ekspertët e mjekësisë alternative thonë se ekziston një recetë super efikase shtëpiake për pastrimin e mushkërive, e cila u ndihmon atyre që kanë mbi 5 vjet që pinë duhan.

Përbërësit:

– Dy lugë çaji shafran
– Rrënjë xhenxhefili
– Një litër ujë
– 400 gramë hudhra, të qëruara dhe prera
– 250 gramë pluhur stevia

Përgatitja:

Nxejeni ujin në një tigan. Shtojani 250 gramë pluhur stevia dhe posa të vlojë uji, shtojeni pjesën tjetër të përbërësve.

Zini për 5 minuta tjerë dhe ndaleni nxehjen. Lëreni produktin të ftohet dhe pastaj vendoseni në kavanoz dhe mbajeni në frigorifer.

Përdorimi:

Konsumoni 2 lugë gjelle të këtij produkti në mëngjes para se të hani apo pini dhe 2 lugë tjera pasi ta keni ngrënë darkën.

VËREJTJE: Para se të përdorni receta të mjekësisë alternative, gjithmonë rekomandohet që paraprakisht të konsultoheni me doktorin. /Telegrafi


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.