SPORT

Real Madridi, klubi më i çmuar në botë

14:29 - 17.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Real Madridi është brandi futbollistik më i çmueshëm në botë. Vlerësimi vjen pas raportit të fundit të “Brand Finance”, që e vlerëson Real Madridin me 1.664 miliardë euro. Kështu, skuadra madrilene merr vendin e parë duke zbritur në vendin e dytë Mançester Junajtidin, që vlerësohet me 1.472 miliardë euro. Në vendin e tretë është një tjetër klub spanjoll, Barcelona, me një vlerë prej 1,393 miliardë eurosh.




Më pas vijon me 3 klube të tjera, që janë të gjitha me një vlerë mbi një miliard euro, vijon me Bajernin e Mynihut, 1,314 miliardë euro; Mançester Siti me 1.255 miliardë, Liverpuli 1.191. Këto top-6 klubet në botë së bashku përfaqësojnë 40% të brand-eve më të vlefshme në futboll. Në vendin e shtatë është Çelsi, me një vlerë prej 968 milionë eurosh, ndjekur nga Paris Sën Zhërmeni me 914 milionë euro. Në vendin e nëntë ndodhet Arsenali me një vlerë prej 885 milionë eurosh, ndërsa e mbyll renditjen e 10 ekipeve më të çmuara Totenhemi me 758 milionë euro. Siç mund të vërehet, asnjë ekip italian nuk ndodhet në top-10 klubet, pasi Juventusi gjendet vetëm në vendin e 11-të.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.