BOTA

Tragjedi në Eurovizion, burri vdes në skenë

14:37 - 17.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tragjedi është shënuar në edicionin e sivjetshëm të “Eurovizion”. Një 66-vjeçar me profesion shofer kamioni Fuldie Schwarz, u vra kur një pjesë e ndriçimit ra mbi të gjatë përgatitjes së konkursit muzikor.




Në atë moment ai mbante pajisjet dhe më pas u transferua urgjentisht në spital. Anëtarët e familjes Schwarz thanë se ndihen të habitur sesi në një festival kaq prestigjioz, në një skenë kaq gjigande, të ndodhë e tillë tragjedi.

Policia ka nisur një hetim dhe sipas IQ Magazine, duket se pajisjet e ndriçimit nuk janë në përputhje me rregulloret.

Organizatorët e Eurovizionit thanë se ishin të shokuar nga ngjarja, ndërsa shtuan se do të bashkëpunojnë me hetuesit.

Ndërkaq, në këtë festival të “Eurovzion”, në finale kaloi edhe Shqipëria, me përfaqësuese Jonida Maliqin me këngën “Ktheju tokës”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.