POLITIKË

Basha nga Britania: Ka vetëm një mënyrë për zgjidhjen e krizës

16:04 - 18.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndërsa kryeministri Edi Rama, u shpreh i vendosur në zgjedhjet e 30 qershorit, duke paralajmeruar madje se kush do të pengojë procesin do iu ndalohet hyrja në BE e SHBA, kryedemokrati Lulzim Basha, ka përcjellë gjithashtu një mesazh të fortë nga parlamenti britanik.




“Zgjedhjet e diktuara nga krimi janë rrënja e krizës, sepse kanë prodhuar një parlament të diktuar nga krimi dhe jo nga vota e shqiptarëve. Politikanet që janë kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet e 2017-ës, duhet të ndëshkohen dhe jo të promovohen. Pa shkëputur lidhjet e krimit me politikën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Largimi i qeverisë dhe kryeministrit të kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin për të shkatërruar procesin zgjedhor të 2017 dhe krijimi i një qeverie tranzitore janë mënyra e vetme për zgjidhjen politike të krizës” – theksoi Basha gjatë vizitës në Westminster.

Kryetari i PD Lulzim Basha dhe delegacioni që e shoqëron, zhvilluan një takim me kryesuesit e Grupit Parlamentar bipartizan për Shqipërinë në Parlamentin Britanik, deputetët John Grogan (kryetar i grupit) dhe Martin Vickers (nën kryetar). Zyra e shtypi pranë PD, bëri me dije se në këtë takim u diskutua gjerësisht për shkaqet e krizës politike në Shqipëri, për krizën kushtetuese, mungesën e Gjykatës Kushtetuese, mungesën e Gjykatës së Lartë, mungësën e një Prokurorie të pavarur që nuk i mbyll, por i heton dosjet e krimit të lidhur me pushtetin.

“Zgjedhjet e diktuara nga krimi janë rrënja e krizës, sepse kanë prodhuar një parlament të diktuar nga krimi dhe jo nga vota e shqiptarëve. Politikanet që janë kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet e 2017-ës, duhet të ndëshkohen dhe jo të promovohen. Pa shkëputur lidhjet e krimit me politikën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Largimi i qeverisë dhe kryeministrit të kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin për të shkatërruar procesin zgjedhor të 2017 dhe krijimi i një qeverie tranzitore janë mënyra e vetme për zgjidhjen politike të krizës” – theksoi zoti Basha.

Delgacioni, i përbërë edhe nga Kryetari i PR, Fatmir Mediu, Aldo Bumçi dhe Xhemal Gjunkshi, zhvilloi një takim në Dhomën e Lordëve me Lordin Peter Bowness, zv Presidenti i Asmblesë Parlamentare të OSBE-së dhe njëherësh, anëtar i Dhomës se Lordëve në Parlamentin Britanik./balkanweb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.