Show-Bizz

Bebe Rexha publikon foto nga plazhi: Mbase mund të pastroja celulitin

14:10 - 18.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bebe Rexha publikoi një foto të vetën me bikini pa asnjë modifikim, në shenjë revolte ndaj shndërrimit që duhet t’u bëjnë shumë vajza të reja fotove në Instagram për t’u ndier të pranuara.




Artistja e njohur për rebelizmin ndaj standarteve të bukurisë, e shoqëroi foton e saj me një mesazh ku tregon gjithë proceset nëpër të cilat duhet të kalojë një foto para se të postohet në Instagram, për t’u konsideruar e bukur.

“Mbase duhet të kisha modifikuar barkun që ta bëja të dukej i sheshtë, këmbët që të dukeshin më të holla. Mbase duhet ta kisha bërë veten të dukesha më e gjatë dhe të pastroja celulitin. Por nuk e bëra.”

Bebe Rexha motivon vajzat të mos bien pre e gjykimit sipërfaqësor, pasi mund të përfundojnë duke mos e njohur veten.

“Shoqëria mund të të tjetërsojë krejtësisht. Ja si duket një grua pa Photoshop në Instagram.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.