BLUETOOTH

Çfarë ndodhi? Arbenita dhe Fero tregojnë të vërtetën e ndarjes së tyre

18:00 - 18.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fero dhe Arbenita Ismajli janë bashkë apo janë ndarë? Tanimë, pas gjithë asaj buje që bënë së fundmi me lajmin për ndarjen, u kuptua
e vërteta. Në fillim ishte Fero ai i cili që prej mëngjesit të djeshëm publikoi një status në ‘Instastory’, ku shkruante: “U zgjova këtë mëngjes dhe përshëndetje vajza nga sot e tutje jam beqar!” Më pas modelja seksi Arbenita, publikoi foton e një emoji duke qeshur me lot, dhe ky postim na bëri të dyshojmë se dyshja thjesht po bënin shaka! Por Arbenita e fshiu më pas postimin duke i bërë fansat të dyshojnë se diçka ka ndodhur, të paktën deri më sot kur sqaroi gjithçka! Modelja ka publikuar një deklaratë në lidhje me gjithë situatën e krijuar për të thënë:” E hëngrët keq!” Ajo ka treguar se jo vetëm që nuk është ndarë nga Fero, por marrëdhënia e tyre është e shkëlqyer! “Urrejtja është e vërtetë! Njerëzit urrejnë kur ti ecën mirë dhe ke një marrëdhënie të shkëlqyer. E hëngrët keq! Përpjekje e bukur të gjithë ata djem dhe vajza që na shkruan në DM”, shkruan Arbenita. Të njëjtin postim ka publikuar edhe Fero në ‘Instastory’, duke mos i hequr asnjë pikë apo presje kësaj deklarate! Mirë, tanimë e dimë që janë thjesht shaka postimet e tyre dhe janë më të lidhur se kurrë bashkë. Lajm i mirë apo jo?





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.