BLUETOOTH

Dora e ngrohtë në parlament dhe qeveri. Pse po qesh kaq shumë Beqja në Kuvend?

14:12 - 18.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:




Dora e ngrohtë në parlament dhe qeveri

Nuk bëhet fjalë për ndonjë sekuencë të filmit shqiptar. Bëhet fjalë për realitetin që ekziston mes parlamentarëve e qeveritarëve, të majtë e të djathtë. Dhe si një film që transmetohet në parlamentin tonë, ja ku kemi dorën e ngrohtë të socialistëve: Ditmir Bushati është duke ngushëlluar, nuk dihet për çfarë arsye deputeten tjetër të PS Olta Xhaçka. I ka hedhur dorën në shpinë por duket se biseda nuk është e tensionuar përderisa deputetët janë duke qeshur. Po se mos vetëm Olta dhe Ditmiri. Në një foto tjetër, do të shikoni se kjo lloj dashurie e dore e ngrohtë shkon edhe në seksin e kundërt. Kështu, në foton e dytë, është pikërisht deputeti i PS Dashamir Peza që i ka hedhur “dorën e ngrohtë” deputetit tjetër socialist Bashkim Fino. Arsyet e vërteta nuk dihen, por kjo foto është bërë pikërisht në ditët e nxehta të marsit, kur Fino, ishte duke kujtuar në mënyrë tragjike emërimin e tij si kryeministër i Pajtimit Kombëtar në vitin famëkeq 1997, dhe po aq tragjikisht kujton edhe mbajtjen dhe mbrojtjen e Berishës në pushtet.
Dorës së ngrohtë nuk i ka shpëtuar as kabineti qeveritar. Sikurse do të shikoni në këtë foto, është pikërisht zv.kryeministri Edmond Haxhinasto ai që i ka hedhur dorën e tij të ngrohtë ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj. Edhe në këtë rast arsyet nuk dihen. Por flitej brenda anëtarëve të kabinetit, se kishte të bënte me ndonjë ndërhyrje të vogël në kuotat e universiteteve. Prapë se prapë, dy ministrat u shfaqën të kënaqur pas përfundimit të kësaj bisede me dorën e grohtë krahëqafë.

Pse qesh Beqja në Kuvend

Që në radhët e opozitës është kthyer buzëqeshja, këtë e kemi parë prej kohësh. Por që deputetët e opozitës të qeshnin në parlament, kur mezi presin seancën e radhës për tu përballur me kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli, kjo është mëse e qartë. E përfundimisht, sikurse e shihni në këtë foto, ndër më të lumturit është Ilir Beqja. Seanca parlamentare ende nuk ka filluar, por duke qenë se Taulanti është përjashtuar nga punimet kuvendore për 21 ditë, Beqja do të duhet të mbajë lart moralin socialist, pavarësisht fyerjeve të herëpashershme të deputetëve të maxhorancës e në veçanti të kryeministrit. Të paktën, kështu mund të kalohet një seancë parlamentare më e qetë.

Ky shkrim u botua më 12 Mars 2011


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.