SPORT

E habitshme, Tirana lë jashtë tifozët!

09:51 - 18.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duket e habitshme, por është e vërtetë! Tirana-Kastrioti do të luhet pa praninë e tifozëve dhe ky vendim është marrë nga drejtuesit e klubit bardheblu, që kanë vendosur të mos e konvertojnë me gjobë pjesën e mbetur të dënimit, duke zgjedhur të luajnë me stadium të boshatisur sfidën vendimtare kundër Kastriotit. Tirana do të presë sot krutanët në “Selman Stërmasi” në kuadër të javës së 34-ët të Kategorisë Superiore, me bardheblutë që luajnë takimin e rëndësishëm që vlen mbijetesën, kjo sepse Kastrioti i vendit të parafundit gjendet në kuotën e 38 pikëve, 2 më pak se Tirana.




Ndaj, në kushte të tilla duket mjaft i habitshëm ky vendim i presidentit Halili, që ka vendosur të mbajë mbyllur dyert e stadiumit në këtë 90-minutësh tejet të rëndësishëm. Ende nuk dihet një motivacion konkret për këtë vendim, por dyshohet se te klubi i Tiranës mendojnë se sjellja gjatë ndeshjeve të fundit më shumë e ka dëmtuar psikologjikisht ekipin sesa e ka ndihmuar. Ndaj, ndonëse kjo hipotezë është në shkallën më të lartë habitore, duket se drejtuesit mendojnë se qëndrimi konfliktual i tifozërisë e ka dëmtuar ekipin e drejtuar nga Mema.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.