Kryesore

“E ka nga mosmjekimi”, Berisha: Rama do ndalojë hyrjen në hënë

15:59 - 18.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë një takimi që zhvilloi sot me kandidatët për kryetar bashkie, tha se ata që do të shkelin ligjin gjatë zgjedhjeve dhe mund të futen në listën e zezë të të dënuarve dhe do t’u hiqet përjetë e drejta për të hyrë në SHBA dhe vendet e BE-së.




Ish kryeministri Berisha e ka komentuar me ironi këtë deklaratë të Ramës duke u shprehur se kreu i qeverisë mund të shpallë dhe ndalimin në hënë të armiqve.

“Paranoja e tij nga mos mjekimi ka arritur gjer në re! Herën tjetër prisni kur të shpallë se armiqve të tij do iu ndalohet përgjithmonë hyrja në hënë dhe familjarët e tyre do internohen në Shkretëtirën e Gobit”, shkruan Berisha.

Berisha Fb

(m.k/BalkanWeb)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.